TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet që shkolla “Drenica” në Skënderaj të shndërrohet në muze, Komuna e dha në shfrytëzim pronën

Ish-objekti i shkollës fillore “Drenica” në Polac është vandalizuar. Banorët po kërkojnë që ky objekt të kthehet në një muze, meqenëse ka një histori shumëvjeçare. E nga Komuna thonë se prona ku gjendet ish-objekti i shkollës është dhënë në shfrytëzim një kompanie me qëllime të zhvillimit ekonomik.

by Doresa Geci
2 vjet ago
1
A A
Kërkohet që shkolla “Drenica” në Skënderaj të shndërrohet në muze, Komuna e dha në shfrytëzim pronën

Rrugën për tek shkolla ku mësoi e punoi për disa vite e mori përsëri.

Halil Xani këtë të martë erdhi edhe njëherë në ish-objektin e shkollës “Drenica” në fshatin Polac të Skenderajt.

Në këtë objekt ku punoi mësimdhënës për disa vite, nuk i ngjanë më një institucioni arsimor.

Por, të vetmet gjurmë janë fletoret, librat e testet e nxënësve, të cilat janë shpërndarë gjithandej në këtë objekt të demoluar.

“Kjo gjendje e shkollës mu me dhemb shumë sepse këtu kam mbaruar mësimet këtu ka punuar si arsimtar. Edhe mu ndërtu nga ndonjë donacion nuk është dasht kjo shkollë të bëhet në këtë gjendje, është dashur të ruhet si pasuri e fshatit e shtetit e të gjithëve, është turp në këtë gjendje të bëhet, kjo nuk është bërë nga dikush i huaj këto janë bërë nga shqiptarët”, thotë ish-arsimtari Halil Xani.

Në këtë shkollë mësoi edhe Isuf Hoti, i cili është banor i fshatit Polac,

E nga kjo shkollë prapa mureve të së cilës fshihen shumë histori të dhimbshme të Kosovës, Hoti thotë se u arsimuan shumë gjenerata.

“Me keqardhje ju them për këtë shkollë historike, nga kjo shkollë kanë dal shumë gjenerata, si gjeneral Ilaz Kodra, gjeneral, Samil Lushtaku, qe ka qene nxënës i kësaj shkolle, këtu ka qene profesor, ka pilotë pra kjo shkollë ka qit kuadro ne nivel të shteteve të jashtme, Historia e kësaj shkolle është dashur të mbrohet”, thotë Hoti.

Këtë hapësirë, Komuna e Skenderajt ia ka dhënë për shfrytëzim për 99 vite një kompanie, e cila pritet të ndërtoj një fabrikë për prodhimin e shtëpive të drurit.

“Prona në të cilin gjendet edhe shkolla e fshatit Polac, me kontratën që kemi me kompaninë i, e cila iu është dhënë prona në shfrytëzim ku do të punësimin 80-150 puneotrë, qëllim i jonë të kthehet në pronë për zhvillim ekonomik”, thotë zyrtari për Informim në Komunën e Skenderajt, Amir Lushtaku.

Por, opozita në Skenderaj nuk po e shohin si vendim të duhur një gjë të tillë.

“Absolutisht nuk jemi kundër fabrikave, dëshira jonë është me pas fabrika me pas mundësi të rigjenerimit të vendeve të punëve, por ky objekt është dashur të lihet si muze ose çerdhe e fëmijëve apo diçka tjetër që lidhet me arsimin” thotë asmablisti në Kuvendin e Skenderaj, Afrim Kabashi.

Shkolla “Drenica” në fshatin Polac ishte ndërtuar në vitin 1963 dhe ky objekt ishte funksional deri në vitin 2021.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Masakra e Podujevës, Osmani: Kujtesa dhe drejtësia janë detyrë e përjetshme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

​Zhbllokimi i punës së Kuvendit, deputetët para vendimeve të mëdha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën