TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet paraburgim për dy persona që dyshohen për tërheqjen e 95 mijë eurove në një bankë në Ferizaj

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kërkohet paraburgim për dy persona që dyshohen për tërheqjen e 95 mijë eurove në një bankë në Ferizaj

Prokuroria ka njoftuar se ish-drejtori i degës së BKT-së në Pejton-Prishtinë dhe Sh.B punëtor i autotaxit “Bini” në Gjilan, dyshohen të kenë kryer veprën penale “Mashtrim”, “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Mashtrimi’, ‘Keqpërdorimi i besimit’ dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri I.A., më 17 Nëntor 2021, në kohë të pacaktuar, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me dashje dhe qëllim që vetes të i sjell dobi pasurore të kundërligjshme kishte keqpërdor besimin duke mos përmbushur detyrimet e pozitës së menaxherit të BKT-së- dega Pejton në Prishtinë, me këtë kishte për të kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i besimit’ nga neni 330 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Tutje në komunikatë thuhet se “Po ashtu, ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i pandehuri Sh.B., me anë të paraqitjes së rreme si klient, me dashje kanë sjell në lajthim zyrtarët e BKT-Dega në Ferizaj, duke nxitur që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së të dëmtuarit D.G., në atë mënyrë që pas marrveshjes paraprake me të pandehurin I.A., njëherit menaxher në BKT-dega në Pejton, i cili duke mos verifikuar fare personin e thirrur në emrin e klientit D.G., është i vërteti, bisedon në telefon me homologun e BKT-Dega në Ferizaj dhe i rekomandon nënpunëses së tij që të shkruaj një e-mail degës në Ferizaj lidhur me atë që klienti do të vijë pasdite për tërheqjen e shumës prej nëntëdhjetë e pesë mijë (95,000) euro, ashtu që i pandehuri Sh.B., ka shkuar në ditën kritike dhe ka tërhequr shumën e parave të lartëcekura, me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Tutje thuhet se “Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo ndonjë person tjetër, me dashje dhe pa autorizim, ka nënshkruar në vend të klientit tani të dëmtuarit D.G., për tërheqjen e shumës prej nëntëdhjetë e pesë mijë (95,000) euro, me këtë kishe për të kryer veprën penale ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’ nga neni 391 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”. /kp

Tags: 95 mije eurobankeFerizajparaburgim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën