Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar paraburgim ndaj Q.I.,zyrtar i Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, zyra në Ponoshec.
Sipas Prokurorisë Q.I më 21 gusht i kishte kërkuar një qytetari 170 euro për kryerjen e një shërbimi.
ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me dt.21.08.2024, në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, Zyra Ponoshec, me qëllim që t`i sjellë vetit përfitim pasuror të kundërligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar qytetarit – të dëmtuarit, shumën e parave prej 170€ për gjenerimin e numrit personal në sistemin elektronik të ARC-së, për bashkëshorten e tij”, thuhet në komunikatë.
Sipas Prokurorisë me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 par.1 të KPRK-së.