TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet ndihmë publike për projektin e bunkerit te radios “Kosova e Lire”

Projekti për bunkerin e radios “Kosova e Lirë” është në prag të finalizimit. Ish-ekipi i radios së luftës, këtë po tenton ta bëj me 21 qershor të këtij viti. Por, në mënyrë që kjo të realizohet, thonë se duhet të përfundoj shtrimi i rrugës që e lidh fshatin Berishë me Majën e Pallanikut..

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet ndihmë publike për projektin e bunkerit te radios “Kosova e Lire”

Shtigjeve të Maleve të Berishës iu ngjitën me dhjetëra herë.

Kjo pasi në Majën e Pallanikut, me urdhrin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërtua ky bunker.

E brenda tij, në kushte lufte, u vendos një radio e tërë.

“Rëndësia e këtij bunkeri, të radiostacionit të vetëm të luftës të UCK-së, mbetet historike. Sepse nga 4 janari i vitit ’99 deri me 21 qershor të vitit ’99, zëri i vetëm i shpresës së UCK-së, nuk është ndalur asnjëherë”, thotë Nusret Pllana, ish-moderator i radios së luftës.

E 25 vjet pas luftës, bunkeri i radios “Kosova e Lirë” edhe një herë po e merr pamjen që e kishte.

Krejt pas një projekti të nisur vullnetarisht nga ish-ekipi i radios, në shtatorin e vitit 2022.

E më të, ka filluar edhe hapja rrugës nga fshati Berishë që të shpie tek vendi nga ku u dhanë lajmet e luftës.

Por, shtrimi i rrugës me zhavorr ka përfunduar në pikën ku edhe përfundon komuna e Malishevës.

E kjo është gjendja e saj, aty nga ku nis territori i Komunës së Drenasit.

“Neve si staf i luftës dhe i paqes, iu kemi drejtuar dy kuvendeve komunale, të Malishevës dhe të Drenasit, pasi që kjo rrugë prej 2 km e 200 metrave iu takon të dyjave, cilës më shumë e cilës më pak. 0:50 Kuvendi Komunal i Malishevës, të cilin e falënderojmë për punën që e ka kryer, neve jemi në fazën përfundimtare të punimeve të shtruarjes me zhavorr të kësaj pjesë të rrugës, që është 1 km e 200 metra. E tani jemi duke pritur një përgjigje nga Komuna e Drenasit, të i përgjigjet kërkesës sonë, të na i dal në ndihmë që t’i shtrojmë këto 500-600 metra që na ka mbetur”, thotë Rizah Berisha, mbikëqyrës i projektit.

Për këtë pjesë të rrugës, Tëvë1 ka pyetur edhe në Komunën e Drenasit.

Komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci, thotë se ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Infrastrukturës, pasi kosto e shtrimit të kësaj pjesë të rrugës është e pa përballueshme për këtë komunë.
Por, kanë shtuar që shtrimi i saj me zhavorr, do të përfundoj në 6 mujorin e parë të këtij viti.

“Komuna e Drenasit, Drejtoria e Infrastrukturës Publike këtë projekt e ka kontratë tre vjeçare për shkak të kostos së lartë të buxheti të cilën e ka ky projekt e që financohet vetëm nga Komuna e Drenasit, punimet në terren janë duket vazhduar dhe më këtë kontratë të paraparë të përfundojnë vetëm pozicionet e mbushjes 0-150mm dhe pozicionet me zhavorr të fraksionit 0-63mm. Këto punime në këtë kontratë do të përfundojnë në 6 mujorin e parë të viti 2024”, thuhet nga Komuna e Drenasit.

Ish-ekipi i radios, shpreson që përurimi i këtij projekti të bëhet me 21 qershor, e që përkon me ditën dita kur u transmetua edhe emisioni i fundit në kohë lufte.

Por për këtë, Nusret Pllana, thotë se kërkojnë ndihmën e donatorëve.

“Nuk është ndonjë shumë e kushtueshme, sic po e shihni edhe vet është një distancë prej 500-600 metrave të shtrohet në zhavorr dhe t’i jepet edhe një shtresë asfalt, kështu që edhe prej mërgatës shqiptare nuk turpërohemi të kërkojmë ndihmë në rastin konkret sepse këto procedurat burokratike të tenderëve dhe prokurimeve etj, ka mundësi që të na dështojnë sivjet dhe të mbeetemin në gjysmë të rrugës, prandaj po e kërkojmë edhe një ndihmë publike qoftë nga mërgata shqiptare po edhe nga ata të vendit”, shprehet Pllana.

Në ditën e përurimit, ish-ekipi i radios së luftës, synon që direkt ta transmetoj emisionin e 21 qershorit të vitit 1999.

Tags: Bunkeri i radios se luftes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si Kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si Kryetar i Prizrenit

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

“Mesditë”- 10.12.2025

“Mesditë”- 10.12.2025

Të paktën 19 persona të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok

Të paktën 19 persona të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arreston afër 100 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën