TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Njohësit e ekonomisë po kritikojnë Qeverinë e Kosovës për mungesë investimesh kapitale në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik.

Sipas tyre, është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se Kurti e ka obligim të koordinohet me partitë opozitare para se të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

“Asociacioni është një etapë jetike për shtetin e Kosovës sepse do të fuqizojë raportin e procesit të dialogut, por në anën tjetër do t’i ofroj edhe garancisë për serbët e Kosovës pas një lloj njohje që do të vjen nga ana e Serbisë me përfundimin e procesit të dialogut. Prandaj do të jetë pjesë e strukturës së re shtetërore të Kosovës, prandaj kjo është arsyeja pse kryeministri Kurti e ka obligative që në aspektin politik dhe moral që të koordinohet me opozitën dhe shoqërinë civile dhe ekspertë të ndryshëm që t’i harmonizojë qëndrimet e tij. Pa një validitet të përgjithshëm social dhe të diskursit publik në Kosovën nuk mendoj se mund të marrë vendimin final për Asociacionin”, thekson Muhaxhiri.

Nevojën për konsensus politik e thekson edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Nëse diçka na ka mësuar dialogu Kosovë-Serbi është që këto 12 vite prej që ka filluar konsensusi ka qenë pika më e dobët e dialogut, pasi thuajse në të gjitha fazat nuk ka pasur konsensus të madh…Në këtë pikë kritike të dialogut Kosovë-Serbi është opsion ideal dhe racional që të tentohet të krijohet një konsensus minimal mbi këtë çështje. Ky konsensus minimal do të ishte që të dakordohet se mbi të cilat vija duhet të draftohet stauti i Asociacioni dhe si të shkohet në implementim. Kundërshti mund të ketë në aspekte të caktuara por duhet një konsensus në parime dhe pozicionet e Kosovës në këtë temë dhe deri kur do të jetë limiti në këtë temë. Kjo duhet të jetë mirë e përcaktuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë pasi dialogu nuk është çështje vetëm i kësaj qeverie”, thotë Fetahu për KP.

Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi.

Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

Lajçak takoi edhe liderët opozitarë, të cilët thanë se janë njoftuar vetëm në terma të përgjithësuar për draft-statutin e Asociacionit dhe se nuk e kanë lexuar në tërësi, ku sipas tyre emisari evropian ka thënë se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Mbështetje më të madhe kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit mbi bazën e propozimit të modernizuar evropian i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Tags: albin kurtiartan muhaxhiriAsociacioni
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti u takua me presidenten e BERZH-it, diskutuan për investimet në Kosovë

Kurti u takua me presidenten e BERZH-it, diskutuan për investimet në Kosovë

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Nëntë persona ndalohen për mashtrim me Call Center, dy prej tyre dyshohet se sulmuan policët

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Presidentja ka përdorur veton ndaj Ligjit për Specialen, gjithçka mund të nisë nga zero

Kurti u takua me presidenten e BERZH-it, diskutuan për investimet në Kosovë

Kurti u takua me presidenten e BERZH-it, diskutuan për investimet në Kosovë

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Nëntë persona ndalohen për mashtrim me Call Center, dy prej tyre dyshohet se sulmuan policët

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Presidentja ka përdorur veton ndaj Ligjit për Specialen, gjithçka mund të nisë nga zero

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë për mashtrim në prokurim publik, dyshohet se u falsifikua certifikata për tenderë mbi 500 mijë euro

Mbi 1 mijë euro mallra të padeklaruara zbulohen në Vërmicë

Mbi 1 mijë euro mallra të padeklaruara zbulohen në Vërmicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën