TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kërkohet harmonizim më i madh i legjislacionit Kosovë-Shqipëri

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kërkohet harmonizim më i madh i legjislacionit Kosovë-Shqipëri

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot konferencën shkencore për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë në kuadër të integrimeve evropiane. E njëjta u vlerësua e rëndësishme për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja u shpreh se kjo konferencë do të kontribuojë Kosovës për përafrim të legjislacionit me BE-në duke u bazuar në përvojën e Shqipërisë.

Reklamë

“Ky është një aktivitet i përbashkët i dy akademive tona. Synimi ose e kemi mbështet këtë konferencë, duke pas parasysh se kemi të bëjmë me një aktualitet politiko-juridik, i cili konsiston në harmonizimin apo integrimin tonë të përbashkët ose të ndërmjet para se të ndodhë integrimi në kuadër të Bashkimit Evropian. Konferenca ka marrë titullin të tillë në kuadër të bashkëpunimit të Bashkimit Evropian, pasi ne duhet të integrohemi paraprakisht, fillimisht ndërveçshëm dhe pastaj të marrim udhën e vështirë të integrimeve evropiane”, tha ai.

Kurse, përfaqësuesi i Akademisë e Shkencave nga Shqipëria, akademik Gëzim Hoxha deklaroi se marrëdhëniet mes dy institucioneve janë forcuar, derisa tha se ky bashkëpunim duhet të shërbejë edhe në shkallë të gjerë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Jemi në një kohë kur marrëdhëniet midis dy institucioneve janë forcuar gjithnjë e më tepër dhe ndodhen në nivelin më të mirë të të gjitha kohërave. Kjo situatë e favorshme vjen si rezultat i vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit sistematik…Harmonizimi i legjislacionit për të cilin është organizuar kjo konferencë shkencore është pjesë e rëndësishme përbërëse e strategjisë sonë të përbashkët kombëtare. Duke punuar në këtë drejtim, realizohet njëkohësisht edhe një detyrë dhe aspiratë tjetër e përbashkët, ajo e përafrimit me vendet e BE-së. Ky përafrim juridik nuk është vetëm një çështje e harmonizimit ligjor, por një çështje e zhvillimit të shkencës në veçanti dhe rregullimit të bashkëjetesës evropiane në tërësi”, theksoi ai.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e mirëpriti këtë bashkëpunim mes dy vendeve.

Ai nënvizoi se ky proces i harmonizimit të legjislacionit duhet të shërbejë për përafrim më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë. Konjufca përmendi edhe bashkëpunimin e mirë me Kuvendin e Shqipërisë, ku komisionet parlamentare mes dy vendeve mbajnë mbledhje të rregullta mes tyre.

“Shqipëria dhe Kosova si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por edhe si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb duhet të jenë krah njëra-tjetrës pa dyshim në procesin e gjatë dhe të vështirë të integrimeve në Bashkimin Evropian. Ky proces, i cili kërkon transformime të thella shoqërore dhe politike, por mbi të gjitha transformimin e legjislacionit dhe harmonizimin e tij me atë të Bashkimit Evropian, duhet të na shërbejë si një proces i përafrimit mes Kosovës dhe Shqipërisë…(Dy kuvendet) Nga viti i kaluar morëm një vendim që komisionet tona parlamentare të gjitha pa dallim, jo vetëm ai i legjislacionit apo komisionet e përhershme, por të gjitha komisionet funksionale të kenë mbledhje të rregullta, periodike me njëra tjetrën. Por përveç të tjerash me një synim të qartë që t’iu kontribuojmë sa më thellë dhe profesionalisht përafrimit të legjislacioneve tona, por edhe me BE-në, aty ku është ëndrra jonë e përbashkët”, theksoi ai.

Po ashtu, edhe të pranishmit të tjerë e vlerësuan si të dobishme këtë konferencë shkencore për përafrimin më të madh të legjislacionit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Juventusi ka strategjinë për Zhegrovën

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X