TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

Në forumin ndërkombëtarë për Gratë Paqen dhe Sigurinë, dedikuar dhunës së grave gjatë luftës, u bë thirrje për mbështetje ndaj të mbijetuarave dhe u kërkua që kryesit të dalin para drejtësisë.

Ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton ka kujtuar luftën në Kosovës, ndërsa presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc, ka thënë se ende po vazhdon dhuna ndaj grave në luftrat që po zhvillohen në Ukrainë dhe Gaza.

Siguria është në nivel, paralelisht edhe mikpritja për mysafirët.

Për të dytën herë, mbi 40 shtete po marrin pjesë në forumin ndërkombëtar Gratë, Paqja dhe Siguria, të organizuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

Kësaj radhe temë kyçe ishte dhuna ndaj grave gjatë luftës.

Presidentja Osmani, tha se zëri i gruas po fuqizohet dhe kërkon mbështetje më të madhe në vendimmarrje.

“Në një kohë kur konfliktet globale vazhdojnë, agjenda për gratë është e pashmangshme, prandaj jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, e ndërsa jemi sot bashkë, dua t’ju them gratë në Kosovë me gjithë të kaluarën, kanë vazhduar dhe vazhdojnë të luftojnë për te drejtat e tyre, përfshirjen e tyre, dhe mbi të gjitha janë këtu për ta ndihmuar njëra tjetrën”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se kauzën për drejtësi ndaj grave do ta përkrahin si qeveri.

“Tri fjalë të rëndësishme na kanë mbledhur këtu: Gratë, Paqja dhe Siguria. Sot jemi bashkë për këtë trinum që është i lidhur ngushtë. Jemi bashkë çdo ditë në kauzën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës çdo kund. Ne jemi pranë të mbijetuarve gjithmonë, edhe dje edhe sot”, u shpreh kryeministri, Albin Kurti.

Në një video-incizim, ish sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, kujtoi kohën e luftës në Kosovë.

Clinton, tha se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm drejt arritjes së “barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë”.

“ Mua më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni kur kam qenë Zonja e Parë e SHBA-së dhe duke dëgjuar kosovarët që ishin larguar të më tregojnë rrëfimet e masakrave, dhe maltretimeve të tjera që kanë përjetuar gratë. Pas kësaj, ne bëmë thirrje në NATO që ta ndalë këtë spastrim etnik. Pas kësaj, udhëtuam në Kosovë dhe takuam njerëz që rindërtonin jetët e tyre”, tha ish-sekretarja e shtetit të amerikan, Hollary Clinton.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, i kërkoi grave të luftojnë për të krijuar paqe dhe siguri në botë.

“Duhet të luftojmë për paqe dhe siguri në çdo nivel dhe kjo konferencë nuk mund të ishte në një kohë më të duhur kur në përgjithësi gjendja nuk është e mirë. Ne duhet të mendojmë edhe për gratë e Ukrainës, të cilat agresioni rus në këto momente kur ne po flasim i ka vendosur në vijat e para të frontit. Le t’i kujtojmë gratë në Gaza, mijëra prej tyre kanë vdekur dhe mijëra të tjera po vdesin urie”, deklaroi Natasha Pirc Musar-presidente e Sllovenisë.

E presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se barrën më të rëndë në Ballkanin Perëndimorë, në konfliktet e përgjakshme, po e bartin gratë.

“Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme që kanë lënë shenjë të paharrueshme në tokat tona por edhe në zemrat tona dhe gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë historike. Ndër ata që kanë bartur barrën më të rëndë të këtyre konflikteve janë gratë”, deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

E kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha që janë fuqimisht të përkushtuar në zbatimin e Agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria.

Në këtë forum, u nënshkrua edhe marrëveshja me Zyrën e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve në Kosovë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurisë, ku të pranishëm ishin Katrina Fotovat, zëvendës drejtoreshë e zyrës së sekretarit të shtetit për çështje Globale të Grave, dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën