TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet angazhim shtetëror për të parandaluar diskriminimin e komuniteteve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet angazhim shtetëror për të parandaluar diskriminimin e komuniteteve

Për rreth një vit, në platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, janë raportuar 23 raste të diskriminimit, me ç’rast më së shumti raste janë raportuar nga qytetarët e Prishtinës. Madje, 10 prej individëve nga komuna të ndryshme kanë raportuar se diskriminimi ka ndodhur në mjediset e punës.

Kështu është bërë e ditur sot nga ceremonia e përvjetorit të kësaj platforme, e cila është organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me projektin Drejtësi Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër-diskriminim, Habit Hajredini, derisa është shprehur se vazhdimisht po punojnë në këtë drejtim, ai ka kërkuar edhe angazhim shtetëror për ta parandaluar diskriminimin.

“Në fillim kemi qenë skeptik si do të mirëpritet dhe avancohet ky jo vetëm tek strukturat institucionale, por tek qytetarët e këtyre komuniteteve…06:25 Jo vetëm se është obligim ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë kërkohet angazhim shtetëror për ta parandaluar diskriminimin e komuniteteve, rastin konkret, rom, ashkalinj dhe egjiptian në Kosovë. Kemi menduar se kjo platformë do të jetë më efektive, më e qasshme dhe gjatë gjithë këtij procesi kemi parë një progres. Ne gjatë kësaj periudhe kemi pas 9976 vizitorë, 637 llogari të hapura, 135 persona që kanë shkarkuar aplikacionin mobil dhe 23 raste të raportuara në platformë ”, ka thënë Hajredini.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Naim Qelaj këtë platformë e ka konsideruar si një mundësi të mirë për gjithë qytetarët që duan të raportojnë raste të diskriminimit.

“Unë e konsideroj si një mundësi të mirë këtë platformë që qytetarëve ja bënë më të lehtë raportin e diskriminimit, çfarëdo natyre dhe bazë qofshin ato…15:05 Në anën tjetër ekziston edhe një zmbrastesi dhe mangësi në vet sistemin e organizmit të institucioneve që trajtojnë rastet e diskriminimit në mbledhjen dhe regjistrimin e të dhënave dhe informatave. Sot nuk kemi asnjë isntitucion që në mënyrë të plotë evidenton, regjistron dhe raporton për rastet e diskriminimit të ndara duke i klasifikuar në baza e diskriminimit që duhet t’i kenë këto raste”, ka thënë Qelaj.

Rastet e raportuara përmes platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë adresuar nga qytetarët në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Numri më i madh i rasteve të raportuara është qytetarët në Komunën e Prishtinës dhe atë të Fushë-Kosovës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën