TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohen masa pas shtrenjtimit të çmimeve të produkteve ushqimore

Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje për 5.1% në muajin tetor krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të ASK-së, ngritje ka tek çmimet e pushimeve të organizuara, biletave të fluturimeve, energjisë elektrike e çmimet e produkteve ushqimore. Madje sipas Shoqatës së Konsumatorëve, kjo rritje është më e lartë se sa është raportuar nga ASK.

by Doresa Geci
3 muaj ago
3 0
A A

Çmimet  e produkteve ushqimore kanë shënuar ngritje edhe në muajin tetor.

Krahasuar me vitin e kaluar po në këtë periudhë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit janë rritur për 5.1%.

Sipas këtyre të dhënave, pushimet e organizuara kanë shënuar ngritje për 23.7%, biletat e fluturimeve për 21%, e energjia elektrike për 20.3%.

Por jo vetëm këto, shtrenjtim ka pasur edhe te pemët, kafja, çaji, mishi, buka, si dhe lëndët djegëse të ngurta, drutë e veleti.

Mirëpo nga Shoqata e Konsumatorëve thonë se rritja e çmimeve është më e lartë sesa këto statistika të ASK-së.

“Rritja është shumë e lartë, pasi ne në treg kemi manipulime me vëllim, me sasi, me peshë, me cilësi, me komponentë, me afat, qëndrueshmëri, e që është rritja më e lartë, edhe një pikë është rritja e energjisë elektrike. Derisa është proklamuar rritja prej 16%, ne tash nga Agjencia po shohim se kemi një rritje prej 22% për qind”, thotë Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve.

E këto çmime, sipas profesorit të ekonomisë ndikojnë te mirëqenia e qytetarëve.

“Ajo që është më e rëndësishmja dhe që ndikon te mirëqenia e qytetarëve është rritja e inflacionit për shportën e konsumatorit, respektivisht për gjërat ushqimore të cilat kanë pësuar një rritje vetëm në tetor deri në 13%. Kështu që ajo që ndikon në ekonomi është më e ndikueshme në mirëqenien e qytetarëve”, deklaron profesori Remzi Smajli.

Prandaj ai kërkon që të ndërmerren masa nga institucionet e vendit.

“Masat që duhet ndërmarrë, Qeveria është që në përgjithësi të përkrah bizneset, të përkrah ekonominë në mënyrë që ata të mos i ngrisin çmimet si dhe një kontroll më e shtuar e institucioneve, do ta këtë pjesë të inflacionit”, thotë ai.

Në muajin shtator, ASK kishte raportuar se çmimet ishin rritur për 4.7 përqind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën