Që nga vendimi i fundit i Kushtetueses, një takim është mbajtur për të diskutuar rreth presidentit.
Ndonëse kryeministri Kurti u takua një ditë më parë me të parin e LDK-së, një të tillë ende nuk e ka mbajtur me kreun e PDK-së.
Këta të fundit kanë paraqitur disa kushte.
“Duhet të përcaktohet Kurti se çfarë po don, ne i kemi bërë një kërkesë publike që kandidati për president duhet të jetë nga Partia Demokratike i propozuar dhe kjo është kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së..Duhet të jetë në një pajtueshmëri edhe me Lëvizjen Vetëvendosjen për të bërë hapa pozitiv në këtë drejtim”, ka thënë Xhavit Haliti-deputet i PDK-së.
Për analistin politik, Ardian Bytyqi, partitë politike pozitë e opozitë duhet të bashkëpunojnë.
Për të, kërkesat e PDK-së në drejtim të shefit të ekzekutivit janë pakuptimta.
Takimi i së hënës mes Kurtit dhe Abdixhikut përfundoi pa një marrëveshje, e as emra konkret për president.
Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli.








