TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkesat e Kosovës përballë mesazheve që mund të sjellin emisarët

Paralajmërimet janë që emisarët nga Kosova dhe Serbia nesër do të kërkojnë rikthimin në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces. Kosova e konsideron që çështja e sigurisë është prioritare për Kosovën në këto momente. Por, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë që Kosova duhet të punojë paralelisht në si në procesin e dialogut ashtu edhe një aspektin e sigurisë.

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Kërkesat e Kosovës përballë mesazheve që mund të sjellin emisarët

Diskutimet e ditëve të fundit kanë të bëjnë me atë se çfarë mesazhi do të sjellin pesë emisarët në Kosovë e Serbi.

Nga Bashkimi Evropian kanë njoftuar se pesë diplomatët do të kërkojnë nga palët vazhdimin e procesit të normalizimit dhe zbatimin e obligimeve të marra nga ky proces.

Nga ana tjetër institucionet e Kosovës kanë deklaruar se siguria është prioriteti kryesor aktualisht dhe se pa të nuk mund të ketë normalizim.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, thotë se qeveria duhet të punojë për çështjet e tjera, paralelisht me dialogun.

“Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës që çështja e sigurisë është prioritare, është i drejtë dhe qëndron, por nuk duhet të shndërrohet në bunkerizim, në bllokim të procesit politik që vije përmes pesëshes euro-amerikane, përkatësisht marrëveshjes franko-gjermane. Unë mendoj që këto janë dy procese që duhet të shkojnë paralelisht dhe të mos e pengojnë njëra-tjetrën”, tha Koci.

Njohësi i procesit të dialogut, Visar Xani, thotë se kërkesat e Kosovës në dialog duhet të jenë të konsultuara paraprakisht me aleatët.

“Prioriteti i dialogut duhet të jetë i lartë për Kosovën, kërkesat e Kosovës duhet të jenë të arsyeshme atëherë kur nuk bije ndesh me ata që e bëjnë lehtësimin e dialogut dhe që na mbështesin në këtë proces të dialogut. Emisarët janë shumë të rëndësishëm për të vazhduar dhe për të gjetur formulën e suksesit të dialogut, për shkak se ky proces pa një formulë të suksesit nuk po jep rezultat”, deklaroi Xani.

Është raportuar se përfaqësuesi amerikan, ai i Bashkimit Evropian, i dërguari gjerman, francez dhe ai italian do të sjellin një plan konkret për zbatimin e marrëveshjes e që pritet të ketë edhe afatet kohore brenda tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën