Kanalet dhe shtretërit e lumenjve që nuk janë pastruar për vite me radhë, si dhe mbyllja e kanaleve kulluese nga ana e banorëve lokalë, sipas njohësve të çështjes, përbëjnë shkakun kryesor të përmbytjeve të fushave, shtëpive dhe oborreve në shumë zona të vendit.
Ata theksojnë se reshjet e shiut nuk kanë qenë aq të bollshme sa të shkaktonin probleme të tilla. Ndër zonat më kritike janë rajonet e Kërçovës, Ohrit dhe Strugës. Situata më e rëndë është regjistruar në fshatrat Misleshevë dhe Kalishtë.
Problem serioz përbën edhe urbanizimi masiv që ndryshon imazhin e terrenit.
“Rreziku i përmbytjeve të tilla të rrëmbyeshme në muajt e dimrit dhe të vjeshtës do të jetë më i lartë në zonat urbane me zona të papërshkueshme, të tilla si Ohri, ku kemi një urbanizim të madh, sepse ato do të rezultojnë në devijim më të madh dhe kohë të reduktuar të përqëndrimit të ujit. Gjithashtu, sistemi urban i Ohrit për ujërat e zeza dhe ujërat e shiut nuk është i ndarë plotësisht dhe gjatë përmbytjeve tubacionet janë të stërngarkuara dhe i nënshtrohen presionit në rritje që bën që rrugët të përmbyten pas shirave të dendur”, tha Gjoko Zoroski, Ambientalist.
Kaba njofton se do të ndërmerren masat e duhura përmes inspektoratit komunal, i cili do të shkojë në terren në vendet e listuara, atje ku kanalet janë të mbyllura, nga pronarët e tokave do të kërkohet të heqin pengesat dhe të pastrojnë kanalet sa më shpejt të jetë e mundur. Në të kundërtën do të shqiptohen gjoba.










