Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi i kishte kërcënuar zyrtarët policor, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur të martën, derisa është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Prishtinë 05.12.2023-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.