Një deputet i Kuvendit të Kosovës është kërcënuar me sëpatë nga disa persona të dyshuar para dy ditësh në bjeshkët e fshatit Bukosh.
Policia bën të ditur se deputeti, emri i të cilit nuk është publikuar, kishte hasur të dyshuarit duke bartur dru me dy traktorë, përcjell teve1.info
“Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty takuar ankuesit , njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional. Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Sipas PK-së, sot është identifikuar i dyshuari A.A., 34-vjeç nga komuna e Suharekës, i cili ka pranuar që ka pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por ka mohuar që ka përdorur fjalë kanosëse.
Me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë. /Teve1.info/