Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se aktet e tilla kërcënuese ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme.
“Aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme. Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.
ShSKUK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë, kurse ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi. /teve1.info/