TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kërcënimi për dialogun, Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Kërcënimi për dialogun, Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike

Reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat po shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatike ndaj aleatëve ndërkombëtar.

Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë se pavarësisht paralajmërimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për rishikim të vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën, nëse nuk sillet me përgjegjësi në dialog, e para e vendit, Vjosa Osmani është dashur të jetë më e matur në deklarimin e saj.

“Nuk mendoj se është mënyra e duhur, pasi Kosova nuk është ndonjë vend i fortë as strategjikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht që të mbërrijë me kërcënu një shtet siç është Franca, i cili është një prej vendeve kryesor evropian. Nuk është gjuhë diplomatike që presidentja duhet me përdorë ndaj presidentit Macron apo Bashkimit Evropian”, tha ai.

Në anën tjetër edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, kërkon që krerët institucional të jenë më të kujdesshëm në deklarimet e tyre ndaj aleatët ndërkombëtar.

Sipas tij, dy palët duhet t’i marrin seriozisht të njëjtat dhe të zbatojnë marrëveshjen bazë të Brukselit dhe të Ohrit.

“Ishte diçka që më tepër tingëllonte si ultimative sesa që ishte një deklarim i thjeshtë. Mbase Bashkimi Evropian duhet t’i ketë parë pasojat e politikave të tij të gabuara, të pasuksesshme dhe pa efekte deri tani. Andaj mbase do të duhej të ketë politika më shtrënguese, sidomos ndaj Serbisë. Pasi tani për herë të parë Serbia përmendet si faktor që mund të sanksionohet ashtu siç është sanksionuar Kosova. Mbase BE-ja ka indikacione që duke mos udhëhequr politika të drejta por të gabuara, duke qenë asimetrik në sjellje dhe priviligjues ndaj Serbisë nuk është rruga e duhur”, deklaron Baraliu për KP.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklarim para ambasadorëve francez më 28 gusht, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi në dialog.

Ndaj tij, ditë më parë reagoi presidentja Vjosa Osmani, e cila se një veprim i tillë do ta vriste dialogun Kosovë – Serbi.

Tags: DIalogu me SerbineEmmanuel MacronVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën