TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërcënimet e serbëve në veri – Peci: Zyrtarët e qytetarët në frikë nga Lista Serbe

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Lista Serbe ka filluar të kërcënojë punonjësit serbë në komunat veriore të vendit. Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci thotë për Tëvë1 se ka pranuar informacion nga zyrtarët komunal të komunitetit serbë, se kohëve të fundit janë rritur shantazhet dhe kërcënimet nga Lista Serbe ndaj qytetarëve dhe punonjësve të kësaj komune.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
6 0
A A

Shqetësime për ndikimin që ka Lista serbe në katër komunat veriore janë ngritur.

Kjo parti nuk u certifikua ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për të kundërshtuar këtë vendim, u ankuan në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pavarësisht kësaj, nga komuna e Zveçanit thonë se zyrtarët e komunitetit serbë po marrin kërcënime nga Lista serbe, përkatësisht ish-kryetari i kësaj komune njëherësh kandidat për zgjedhjet e 12 tetorit, Dragisha Milloviq.

“Ne të gjithë e njohim ish-kryetarin, i cili është prap tash kandidat, ai është një regjim në vete mundemi me thënë një mafioz, kanë frikë qytetarët prej tij. 02:32- Sidomos kohëve të fundit, qytetarët serbë e kanë një frikë shumë të madhe nga Lista Serbe, të cilët hiq më larg se sot nga disa zyrtarë të mi, kanë pas frikë me dal në disa komisione disa vlerësime me i bë nëpër qytet, e kanë një frikë më të madhe tash e 4-5 ditë… 03:35 Sot më thanë se nëse nuk tërhiqemi nga ky komision duhet të japim dorëheqje se kemi frikë, thjesht po na vrasin ose ndonjë kërcënim”, tha Peci.

Sipas tij, kjo parti mund të tërhiqet nga gara për zgjedhjet komunale.

“Këta deri në momentin e fundit kanë me dërgua procedurën kështu, por nuk kanë me marrë pjesë, edhe nëse kanë me marrë pjesë kanë me dhënë përsëri dorëheqje, por prapë se prapë politika ndryshon brenda një kohe të shkurt”.

Në anën tjetër, kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin theksoi se komuniteti serbë në katër komunat veriore ka pasur deri tani trysni nga Lista Serbe por edhe Beogradi.

“Drejtimi i tyre është me urdhra nga Beogradi. Po presim ma shumë demokraci në terren nga komuniteti serbë, sepse i kom përmend disa iniciativa për kandidimin për kryetar të komunave që do të ketë më shumë përparësi për komunitetin serb sepse cenimi i demokracisë ka qenë deri tash shumë i rrezikuar nga komuniteti serb sepse gjithmonë ka pas një trysni nga Lista Serbe dhe qeveria e Beogradit apo Serbisë”, tha Ugljanin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë, nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime, kjo parti nuk mori mbështetjen nga anëtarët e KQZ-së.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën