Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari I.R. dyshohet se ka regjistruar persona në kundërshtim me ligjin, të cilët pastaj kanë përfituar pensione bazë.
“I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona në kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 të Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat të ndryshëm në Komunën e Novobërdës, e të cilët më pastaj kanë përfituar pensione bazë”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/