Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se janë në operim katër njësi dhe sipas tyre pavarësisht situatës emergjente të krijuar nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, operimi i termocentraleve vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm.
KEK në një njoftim për media, thekson se KEK, Ministria e Ekonomisë (ME), dhe Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) janë takuar për të analizuar situatën e furnizimit me ujë për operimin e termocentralit dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
KEK njofton gjithashtu se përkundër situatës emergjente të krijuar nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, operimi i termocentraleve vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm.
“KEK po vazhdon të operojë me dy njësi të TC Kosova B dhe dy njësi të TC Kosova A, të cilat nuk janë prekur nga mungesa e ujit nga kanali. Po ashtu, në rast nevoje, KEK ka siguruar kapacitetin prej 150 MW nga KESH, i cili do të shfrytëzohet për të mbështetur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike”, thuhet në njoftim./teve1.info/