TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

Korporata Energjetike e Kosovës është duke operuar me tri njësite të energjisë. Kjo pasi në bllokun A3 te Termocetralit Kosova A janë ende duke u bërë sanime teknike, kurse blloku A5 ende është në remonte. Nga KEK kanë bërë të ditur se kjo nuk ka sjellë mungesë në prodhim të energjisë. Por ekspertet e energjetikës kërkojnë investime në sistemin prodhues të energjisë.

by Doresa Geci
1 muaj ago
1 0
A A

Korporata Energjetike e Kosovës është duke operuar me  tri njësite.

Kjo pasi blloku A3 i Termocentralit Kosova A është në remonte që nga data 31 tetor.

Madje ky bllok është dashur të kthehet në funksion të hënën por për shkak të problemeve , sanimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës.

E për shkak të riparimeve që janë duke u bërë jashtë funksioni tash e një kohë  është edhe njësiti A5 i termocentralit Kosova A.

Por kjo sipas zëdhënësit të KEK-ut, Skender Bucollit nuk e ka sjellë mungesë të prodhim me energji elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot, më datë 08.12.2025, është duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MËh. Vlen të theksohet se njësia A3 ka qenë në remont që nga data 31 tetor dhe, pas startimit të saj, është vlerësuar nevoja për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave. Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, ka thënë Bucolli.

Por sipas  ekspertit të energjetikës, Adhurim Haxhimusa, vjetërsia e blloqeve ndikon që të ketë rënie të shpeshta të tyre.

“Vjetërsia dhe mungesa e investimeve  për rivitalizimin e njësive apo blloqeve gjeneruese në dy dekadat e fundit te Kosovës A dhe Kosovës B e bënë sigurimin me furnizim me energji elektrike shumë të vështirë dhe kjo në të njëjtën kohë e rritë koston e furnizimit me energji elektrike për shkak të çmimeve të larta të importit, duke ditur se secili megavat që mungon duhet të sigurohet me importe shtesë”, është shprehur Haxhimusa.

E për këtë ai kërkon që  të bëhen investime sidomos në energji të ripërtëritshme.

“Qeveria e Kosovës bashkë me institucionet tjera duhet të ndërmarrin hapa urgjent  në përmirësimin e klimës për investime në kapacitete të reja gjeneruese e sidomos në ato të ripërtëritshme kjo është e vetmja mënyrë afatgjate  si Kosova mund me siguru furnizim me energji elektrike por edhe te ketë në kontroll  koston me energji elektrike ashtu që jo në secilin prill te kemi debate të njëjta për rritje të tarifave”, ka thënë tutje Haxhimusa.

Nga KEK mes tjerash kanë bërë të ditur se janë duke kryer të gjitha obligimet kontraktuale dhe operacionale si dhe duke siguruar stabilitet në furnizim të pandërprerë më energji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën