TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KDI: Të ndalen ndërhyrjet e pushtetit në punët e drejtësisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KDI: Qeveria përmes koeficientit ul pagat dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit

Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se që nga arrestimi i djeshëm i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, mbi bazën e akuzave për korrupsion, janë intensifikuar deklarimet dhe akuzat nga eksponentë të partisë në pushtet ndaj sistemit prokurorial, e në veçanti Prokurorisë Speciale.

Në një reagim thuhet se gjatë seancës së sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja Artane Rizvanolli, kanë akuzuar Prokurorinë Speciale për ndjekje selektive të rasteve të korrupsionit.

“Deklarimet sistematike të zyrtarëve më të lartë qeveritar përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë. Ndërhyrjet si këto bien ndesh me zotimet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve.

Është absurde që në njërën anë të kërkohet intensifikim i luftës kundër korrupsionit, e në anën tjetër, të sulmohet Prokuroria kur e njëjta ndjek penalisht afera korruptive ku potencialisht janë të përfshirë zyrtarë të emëruar apo që kanë lidhje me pushtetin”

Tutje thuhet se atakimi i prokurorisë dhe mbrojtja e individëve partiak që po hetohen për raste të korrupsionit është bërë edhe nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shfrytëzimi i foltores së Kuvendit për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e në veçanti duke shënjestruar udhëheqës të sistemit prokurorial, është i papranueshëm dhe duhet të ndërpritet menjëherë. Ndërhyrjet dhe sulmet mbi punën e institucioneve të drejtësisë nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, si dhe minojnë besimin dhe pritshmëritë e publikut për sundim të ligjit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Rutte vizitë në Kroaci

Rutte vizitë në Kroaci

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Vuçiq votoi në Beogradin e Ri

Gazetari kroat: Vuçiq ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Zeneli vendosi me zemër për Suedinë

Zeneli kërkon largimin nga Elfsborgu

Rashica kërkohet në Ligue 1 të Francës

Rashica kërkohet në Ligue 1 të Francës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën