TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KDI publikon indeksin e transparencës komunale, shumica e uebfaqeve jofunksionale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KDI publikon indeksin e transparencës komunale, shumica e uebfaqeve jofunksionale

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International Slovakia dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid, publikoi Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022.

Sipas këtij raporti, Komunat janë vlerësuar në 87 indikatorë për tetë shtylla:

1) transparenca në shpenzimet publike përmes prokurimit publik,

2) transparenca buxhetore,

3) transparenca në grantet dhe subvencionet komunale,

4) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale,

5) qasja në dokumente publike,

6) përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit,

7) menaxhimi i pronës komunale, si dhe

8) transparenca e ndërmarrjeve dhe organizatave publike në pronësi të komunave.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se është për t’u vlerësuar fakti se komunat nga viti në vit po dëshmojnë se janë më të përgjegjshme në publikimin e informatave dhe dokumenteve për publikun, duke shënuar rritje të nivelit të transparencës nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.

“Megjithatë, ueb faqet e komunave po vazhdojnë të jenë shpesh të paqasshme si rezultat i problemeve teknike. Kjo i zbeh përpjekjet e komunave për transparencë, ndërkohë që i dekurajon qytetarët të qasen në informacione dhe të kërkojnë llogaridhënie nga komunat e tyre.

Ajo theksoi, se për shkak që nuk po gjendet një zgjidhje për të standardizuar emërtimin dhe publikimin e dokumenteve publike, qytetarët e kanë të vështirë të arrijnë të gjejnë informacionin e kërkuar për një kohë të shkurtë në uebfaqe”, tha ajo.

Sipas KDI-së, indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skenderajt më transparenten me 92.63 pikë (nga maksimumi prej 100 pikëve në 87 treguesit e matur), pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës të vlerësuara me 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenasi (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94), Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë) dhe Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë).

Pesëmbëshjetë komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica.

Kristína Kroková nga Transparency International – Slovakia theksoi që është e mahnitur të shohë progresin që komunat në Kosovë po arrijnë nga viti në vit.

“Rritja mesatare prej 12% nga viti i kaluar është shpresëdhënëse dhe tregon që qeveritë komunale do të mund të bëjnë edhe më shumë deri në fund të mandatit të tyre. Ajo potencoi që komunat në Sllovaki nuk kanë pasë progres të përnjëhershëm si në rastin e Kosovës, dhe sipas matjeve të tyre nga viti 2012 progresi nuk ka kaluar 25%-shin”, tha ajo.

Sipas njoftimit, KDI inkurajon të gjitha komunat të analizojnë ku çalojnë sa i përket matjeve të 2022 dhe të përkushtohen për të përmbushur standardet e transparencës gjatë viteve në vijim.

KDI kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit që urgjentisht të rregullojnë çështjen e uebfaqeve të komunës në mënyre që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të publikut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama paralajmëron renovimin e shkollës “Ismail Qemali” pas përfundimit të shkollave të reja

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

​LDK shkon në KEDS, dorëzon dëshmi për mashtrimet me njehsorët elektrikë

​LDK shkon në KEDS, dorëzon dëshmi për mashtrimet me njehsorët elektrikë

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

A hahen vezët çdo ditë?

A hahen vezët çdo ditë?

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama paralajmëron renovimin e shkollës “Ismail Qemali” pas përfundimit të shkollave të reja

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Sylvinho mund të largohet nga Shqipëria

​LDK shkon në KEDS, dorëzon dëshmi për mashtrimet me njehsorët elektrikë

​LDK shkon në KEDS, dorëzon dëshmi për mashtrimet me njehsorët elektrikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën