TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI: Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundërkorrupsion

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KDI: Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundërkorrupsion

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që ka pasur Kosova në luftën kundër korrupsionit, mbetet në vendin e 41-të sa ka qenë vitin e kaluar, ndërsa në listën botërorë në vendin e 83. Kështu u tha të martën në një konferencë për media, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Teksa është komentuar Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, “Transparency International”, Eugen Cakolli nga KDI, tha se Kosova është poentuar në vendin e 41-të, sa ka qenë vitin e kaluar, ndërsa në listën botërore në vendin e 83-ta.

Ai tha se Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

“Për vitin 2023, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, po aq sa ishte vlerësuar në vitin e kaluar, ndërsa zë vendin e 83-të në ranglistën botërore. Pozitën e 83-të, Kosova e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova sivjet renditet e treta, pas Malit të Zi (në vendin e 63),  dhe Maqedonisë së Veriut (në vendin 76). Pas Kosovës rezultate më të dobëta kanë Shqipëria (në pozitën 98), Serbia (në pozitën 104) dhe Bosnjë e Hercegovina (në pozitën 108). Është për t’u theksuar fakti se përgjatë 12 viteve prej kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimit të CPI, është shënuar progres inkremental prej 7 pikësh, nga 34 pikë në vitin 2012 në 41 pikë në vitin 2023”, tha Cakolli.

“Sidoqoftë, progresi i ngadaltë por i qëndrueshëm i Kosovës në dekadën e fundit është kryesisht rezultat i  progresit demokratik, që i atribuohet mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe transferimit paqësor të pushteteve përgjatë viteve. CPI megjithatë thekson, se ky progres nuk është reflektuar edhe në performancën kundër korrupsionit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë – përfshirë procesin e vettingut dhe ligjin e mbi Këshillin Prokurorial, po ecin me ritme shumë të ngadalta. Për më keq, ndërhyrjet e vazhdueshme të qeverisë në çështjet gjyqësore, shkarkimi i udhëheqësit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, pasuar nga pengimi i hetimit parlamentar për rastin e dyshuar të korrupsionit për  rezervat shtetërore nga deputetët e shumicës parlamentare, tregojnë që mungon vullneti politik për të hequr dorë nga kontrollimi i gjyqësorit dhe për të forcuar mbikëqyrjen e pavarur”, tha ai.

Tutje, thuhet se në përgjithësi, rezultatet e CPI 2023 tregojnë që shumica e vendeve të botës kanë bërë fare pak apo aspak progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik përgjatë dekadës së fundit.

“Për më tepër, mbi 2/3 e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, vlerësohen me më pak se 50 pikë nga 100 pikët maksimale, indikator ky që tregon për prani serioze të problemeve me korrupsionin. Madje, qytetarët e Kosovës bëjnë pjesë në 80%-shin e popullsisë botërore që jeton në një shtet që është nën mesataren globale prej 43 pikësh.

Ekziston një trend global i dobësimit të sistemeve të drejtësisë, që ka reduktuar llogaridhënien e zyrtarëve publik, e për pasojë i ka mundësuar korrupsionit që të lulëzojë. Në mënyrë që të ndërpritet pandëshkueshmëria e korrupsionit, Transparency International vlerëson që qeveritë duhet t’i garantojnë pavarësinë, resurset dhe transparencën e nevojshme sistemeve të drejtësisë, në mënyrë që të gjitha rastet e korrupsionit të ndëshkohen dhe të garantohet kontrolli dhe balanci i pushteteve”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në ShBA

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën