TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KBF Bashkimi shkruan historinë, mbron “tripletën”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KBF Bashkimi shkruan historinë, mbron “tripletën”

Basketbollistet e Bashkimit kanë vazhduar dominimin e plotë në basketbollin kosovar. Bashkimi për herën e dytë rresht ka fituar tre trofetë, Superkupën, Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.

Titullin e kampionit për këtë edicion, Bashkimi e siguroi të martën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Në ndeshjen e tretë të kësaj serie, Bashkimi triumfoi me shifrat 72:53 ndaj Prishtinës për ta fituar këtë seri me rezultatin e përgjithshëm 3:0 dhe për ta fituar titullin.

Për Bashkimin, ky është titulli i tetë në histori të klubit, ndërsa me mbrojtjen e tripletës ekipi nga Prizreni ka shkruar historinë në basketbollin e Kosovës.

Bashkimi u tregua ekip më i mirë se Prishtina dhe pothuajse dominoi gjatë tërë ndeshjes. I fitoi tre çerekë, ndërsa dallimin e bëri në dy periudhat e para pasi në pushimin mes pjesëve shkoi me avantazh prej 15 pikëve – 37:22. Prishtina e fitoi çerekun e tretë 20:14, përpara se Bashkimi ta fitoi periudhën e fundit 21:11 për ta konfirmuar fitoren.

Më e dalluara te Bashkimi në këtë fitore ishte amerikania Adrienne Godbold që realizoi 26 pikë e 11 kërcime. Me lojë të mirë te Bashkimi u dalluan edhe Arbnore Perquku që kontribuoi me 14 pikë e 11 kërcime, pastaj Sarah Mgbeike me 10 pikë e `15 kërcime, si dhe Diedona Halitaj me 15 pikë të shënuara.

Te Prishtina, tri basketbolliste e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore kurse më efikasja ishte Jade Williams. Williams pati 15 pikë e 11 kërcime, Malvina Haziri shtoi 14 pikë kurse Elektra Zykaj 10 sosh, por nuk arritën ta evitojnë humbjen.

Çmimin MVP për lojtaren më të mirë të serisë finale, e fitoi qendra amerikane e Bashkimit, Adrienne Godbold. Ndërkohë, trofeun e kampionit e ngriti kapitenia Aulona Muhadri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën