TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KB Bashkimi reagon pas ndalimit të tifozit në Mal të Zi

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
KB Bashkimi reagon pas ndalimit të tifozit në Mal të Zi

Klubi prizrenas i basketbollit, Bashkimi ka reaguar me anë të faqes zyrtare pas ndalimit të tifozëve të tyre nga policia e Malit të Zi.

Gjatë mbrëmjes së enjte, tifozët e Bashkimit të njohur si Arpagjik’t janë ndaluar nga policia malazeze shkaku i një grafiti ku shkruante UÇK.

Pas disa orë mbajtje, ata janë liruar, por vetëm njëri nga ta ka mbetur, ai i cili ka marrë përsipër veprën është burgosur dhe i është dhënë një dënim prej 10 ditësh.

Disa orë më vonë, klubi prizrenas ka reaguar me anë të faqes zyrtare, ku kërkon reagim nga organet përgjegjëse si Ministria e punëve të jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi.

Postimi pa ndërhyrje i Bashkimit

Reagim!!

Është e papranueshme që Arpagjik’t të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht.

Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!

I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjik’t si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!

Kryesia e KB Bashkimi

23.10.2025, Prizren

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Prapë sot seancë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

E diela me vranësira të ulëta e mjegull nëpër lugina

Moti sot me diell dhe vranësira

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën