TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kati i parë i prishur krejt” – Banorët në hall nga vërshimet në Mitrovicë

Në hall nga vërshimet që sollën reshjet e shiut, janë qytetarët në Mitrovicë. Ata thonë se nga dëmet që iu shkaktuan, u është dashur që gjumin ta bëjnë edhe në veturë.

by TËVË 1
3 muaj ago
1 0
A A

Nga reshjet e shiut, i gjithë oborri i një qytetari në Mitrovicë të Jugut është vërshuar.

Dëmet të cilat i ka pësuar, Ardian Latifi thotë se janë të mëdha.

“Dëmet janë të mëdha, është hi në çdo shtëpi këtu që e kena. Katin e parë deri në gjysë, për katin e parë krejt jonë prish. Jena mundu me pshtu sene sa më shumë, po masi veçse mbrenda ore u rrit uji tepër shumë, për shkak se e kanë lëshuar Ibrin ka ndodh shumë shpejt”.

Të njëjtin hall e ka edhe axha i tij, Mehmeti.

“Para dy vjetëve i njëjti rast, por sivjet edhe më shumë. Kati i parë thuajse mbi gjysë, me krejt çka ka, thuja mo janë të pavlefshme, me kuzhinë, kauça, me tesha, krejt. S’kemo mujt kurgjo me ndërmarr se brenda ore veç u mbush me shi. Dëmi është i jashtëzakonshëm. Çdo dy vjet qeshtu po na ndodh”

Latifi thotë se shkak i dëmeve që iu shkaktuan, ai u detyrua që gjumin ta bëjë në veturë.

Për të parandaluar dëmet, kryetari i komunës, Faton Peci thotë se kanë bërë disa intervenime.

“Falë disa intervenimeve, unë besoj se kemi kontribuar në pamundësimin e daljes nga shtrati të lumit Lushta, madje edhe në parandalimin e vështirësive dhe rreziqeve nga ky lum drejt rrjedhës së lumit Ibër. Rasti i fundit ishte ai i lumit Sitnica, i cili, bazuar në disa vlerësime, dhe duke marrë parasysh se edhe unë banoj në atë pjesë, konkretisht në lagjen ‘2 Korriku’, ka shkaktuar dëmet më të mëdha në Komunën e Mitrovicës. Vlerësohet se sasia e ujit e shkaktuar nga reshjet ka qenë në atë nivel si para 20 vitesh, diku rreth vitit 2006, që tani është përsëritur”.

Ndërsa sa i përket kompensimit për qytetarët, Peci thotë se do të koordinohen me nivelin qendror.

“Ne do të koordinohemi me institucionet e Qeverisë Qendrore dhe në bazë të një vendimi të Qeverisë Kurti 2, do të bëhen vlerësimet, por edhe kompensimet për dëmet e të gjitha natyrave, jo vetëm për familjet, por edhe për bizneset, bujqësinë dhe sektorë të tjerë. Kompensimet, kryesisht në nivel vendi, i bën Qeveria përmes vlerësimeve të AME-së, ndërsa ne si komunë do të kontribuojmë në procesin e vlerësimit të dëmeve. Po ashtu, si komunë, përkundër faktit që kapaciteti ynë buxhetor është tepër i vogël në raport me Qeverinë, do të marrim pjesë me kontributin tonë”.

Rreshjet që ranë ditët e fundit bënë që disa qytete në Kosovë të përballen me vërshime, si Klina, Malisheva, Gjakova, Deçani e Juniku.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Caktohen çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën