Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, ku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, katër persona janë dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës, njësitë policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Kçiq të Mitrovicës”, ka thënë Prekazi.
Në fotografitë e siguruara nga teve1.info shihet se në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore.