Sipas njoftimit, Policia e Kosovës raporton lidhur me këtë rast, siç thuhet, me qellim të informimit të publikut pas publikimit të një video- incizimi në media dhe portale ku shihen katër persona meshkuj/kosovarë, duke ushtruar dhunë fizike ndaj një personi po ashtu mashkull/kosovar.
“Me datë 07.10 2022 rreth orës 12:20, rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë me datë 15.10.2022 është siguruar video incizimi përmes të cilit video incizim janë identifikuar dhe arrestuar katër personat e dyshuar të përfshirë në ketë rast”, thuhet në raport të Policisë.
Sipas komunikatës, të dyshuarit janë: L. M, i lindur më 2003, T. M, i lindur më 2005, S. B, i lindur më 2007 dhe E. A, i lindur më 2008.
“Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve L.M, T.M dhe S.B u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari i katërt i mitur E.A. është liruar në procedurë të rregullt”./Teve1.info/