Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.
Këtë për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.