Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtit janë pranuar tretman mjekësor.
Sipas PK-së, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Fsh. Merdare, Podujevë 30.08.2022 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /teve1.info/