TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Katër përfundimet që u nxorën nga rrëmuja në Zyrën Ovale

nga Tëvë1
1 Mars, 2025
5
A A
Katër përfundimet që u nxorën nga rrëmuja në Zyrën Ovale

Vështirë se mund të shkonte më keq.

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë kishte shumë potencial.

Ajo mund të kishte prodhuar një marrëveshje për burimet minerale që do të kishte bashkuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara – së paku në letër – dhe do ta kishte nxitur më shumë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus.

Mund të kishte sjellë edhe njëfarë qartësie se çfarë lloj garancish sigurie – nëse do të kishte të tilla – do të ishte i gatshëm t’ia ofronte Uashingtoni Kievit, në rast të ndonjë armëpushimi apo marrëveshjeje të paqes me Rusinë.

Dhe, nëse asgjë tjetër, Zelensky dhe Trump mund t’i kishin qetësuar gjakrat, pas shkëmbimit të kritikave, javën e kaluar.

Por, gjakrat u nxehën sërish – më shumë se kurrë. Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë më herët, pasi u qortua nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance në Zyrën Ovale.

Marrëveshja për mineralet mbeti pa u nënshkruar dhe konferenca e përbashkët për gazetarë u anulua.

Shkëmbimi i jashtëzakonshëm nuk ngriti dyshime vetëm për fatin e paktit të burimeve natyrore. Ai i shtoi edhe pasiguritë për të ardhmen e ndihmës amerikane për Ukrainën dhe për perspektivat e çdolloj marrëveshjeje që do ta ndalonte ose do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Dëmi mund të jetë i madh

Marrëveshja për mineralet që Trump dhe Zelensky duhej të nënshkruanin, ishte vetëm një marrëveshje kornizë, dhe analistët vlerësuan se në këtë pikë, vlera e saj do të ishte kryesisht simbolike: një shans për të dy presidentët që të pretendojnë se kanë arritur fitore diplomatike dhe një mënyrë që administrata Trump të justifikonte ndihmën e deritashme dhe ndoshta të ardhshme për Ukrainën, pasi ngriti pyetje nëse ajo duhet të vazhdojë ose jo.

Trump e mirëpriti projektmarrëveshjen si një hap të rëndësishëm në atë që vlerësohet si rrugë e vështirë drejt paqes në Ukrainë.

Pra, kurdo që të nënshkruhej, do t’i jepte rast Kievit dhe Uashingtonit që të punonin së bashku për një armëpushim të mundshëm ose marrëveshje paqeje me Rusinë.

Përtej marrëveshjes për minerale, pyetja tani është nëse Shtetet e Bashkuara do t’ia kthejnë shpinën Ukrainës, duke ndërprerë ose duke kufizuar ndihmën ushtarake që ende vazhdon, ose do t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rënë dakord me Rusinë për një armëpushim ose plan paqeje me Ukrainën, por duke braktisur Kievin.

Ndarja mund të zgjasë, ose ndoshta jo

Takimi i tensionuar në Zyrën Ovale ishte një tjetër pikë e ulët e marrëdhënieve të vështira midis Trumpit e Zelenskyt, të cilat ishin të trazuara që nga zgjedhja e këtij të fundit president në vitin 2019.

Por, mund të mos jetë fundi i udhëtimit. Ndodhi pikërisht kur dukej sikur dëmi i shkaktuar nga disa kritika të mëparshme – gjatë të cilave Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe Zelensky tha se Trump është përfshirë nga propaganda e presidentit rus, Vladimir Putin – po riparohej.

I pyetur në prag të vizitës së Zelenskyt në lidhje me përshkrimin e tij si “diktator”, Trump u përgjigj: “A e kam thënë këtë? Nuk mund të besoj se e kam thënë”.

Për Zelenskyn, dëshira për të siguruar ndihmë të mëtejshme nga SHBA-ja dhe shpresa për marrëveshje të sigurisë, të mbështetur nga fuqia e SHBA-së, nuk ka gjasa të zhduken, pavarësisht vizitës së vështirë në Shtëpinë e Bardhë. Pra, edhe pas takimit dramatik, ka një shans të vogël që marrëdhëniet të përmirësohen.

Përçarja SHBA-Evropë mund të thellohet

Lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian janë të tensionuara prej se Trump u kthye në detyrë për mandatin e dytë, më 20 janar. Dallimet kanë të bëjnë me politikat ndaj Ukrainës dhe Rusisë, si dhe për një sërë çështjesh të tjera – nga tregtia te vlerat liberale.

Tensionet dolën në pah kur Vance e kritikoi Evropën gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, duke thënë se proceset e saj të brendshme përbëjnë kërcënim më të madh se Rusia, Kina apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, për mirëqenien e saj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, ishin për vizita në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, në përpjekje për t’i tejkaluar dallimet, sidomos për çështjen se çfarë duhet bërë për agresionin rus dhe luftën në Ukrainë.

Nëse vizita e Zelenskyt do të shkonte mirë, ajo do të mund të sillte edhe një unitet më të madh mes SHBA-së e Evropës.

Por, mund të ndodhë e kundërta, sidomos pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovale, e cila i risolli tensionet transatlantike, ndërsa shumë liderë evropianë shprehën solidaritet me Ukrainën.

Në një postim në X në gjuhën ukrainase, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha Zelenskyt: “Ji i fortë, ji i guximshëm, ji i patrembur” dhe e siguroi atë se “nuk do të jetë kurrë vetëm”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha von der Leyen.

Goditje mbi shanset për “paqe të drejtë”

Kur Zelensky dhe udhëheqësit evropianë flasin për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ata nënkuptojnë një paqe që nuk favorizon Rusinë dhe dobëson Ukrainën, duke e lënë atë nën kontrollin e Moskës ose të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme ruse.

Kur Trump i telefonoi Putinit më 12 shkurt dhe dërgoi zyrtarë të lartë për t’u takuar me homologët e tyre rusë në Riad gjashtë ditë më vonë – duke i përmbysur kështu përpjekjet e administratës së paraardhësit të tij, Joe Biden, për ta izoluar Moskën për shkak të pushtimit të Ukrainës – ai shkaktoi frikë në Kiev dhe në Bruksel për negocimin e një marrëveshjeje të gabuar për Ukrainën.

Nëse takimi Zelensky-Trump do të shkonte mirë, ai mund të kishte ndihmuar në uljen e këtyre shqetësimeve.

Presidenti ukrainas tha se ishte e rëndësishme që Trump të takohej me të përpara se të takohej me Putinin.

Por, takimi në Zyrën Ovale nuk shkoi aspak mirë dhe këto shqetësime ka të ngjarë të rriten sërish./Radio Evropa e Lirë

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 11 maj

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 11 maj

Nis vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, kjo është përpjekja e trembëdhjetë

Nis vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, kjo është përpjekja e trembëdhjetë

Kreu i Nismës socialdemokrate thotë se Kosova ka nevojë për një shumicë parlamentare

Kreu i Nismës socialdemokrate thotë se Kosova ka nevojë për një shumicë parlamentare

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani: Kujtimi për Konushevcin dhe Malajn zotim për ta ruajtur lirinë

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 11 maj

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 11 maj

Nis vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, kjo është përpjekja e trembëdhjetë

Nis vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, kjo është përpjekja e trembëdhjetë

Kreu i Nismës socialdemokrate thotë se Kosova ka nevojë për një shumicë parlamentare

Kreu i Nismës socialdemokrate thotë se Kosova ka nevojë për një shumicë parlamentare

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani: Kujtimi për Konushevcin dhe Malajn zotim për ta ruajtur lirinë

​Peci për një takim me Osmanin: Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja

​Peci për një takim me Osmanin: Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja

A shkon AAK-ja në takimin e thirrur nga presidentja? – Përgjigjet Haradinaj

A shkon AAK-ja në takimin e thirrur nga presidentja? – Përgjigjet Haradinaj

Murati: Qëllimi i Vetëvendosjes nuk është që të shkojë në zgjedhje

​LVV edhe sot insiston në votim të fshehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X