Kastrati në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se vrasësit duhet të ndëshkohen nga institucionet përkatëse.
“Ne mund të analizojmë sjelljen e tij apo motivet që e ka kryer vrasjen. Sjelljet e tilla e karakterizojnë me çrregullime të personalitetit që vijnë nga sociopatia, psikopatia, vijnë nga çrregullimet paranojake, vijnë nga mendësia. Të gjitha këto nuk e justifikojnë vrasjen, vrasësit që kryejnë vrasjet duhet të ndëshkohen nga institucionet përkatëse”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se duhet të iniciohen projektligje urgjente për aktivizimin e psikologëve në komunitet të cilët ofrojnë mbështetje.
“Në këndin tim psikologjik konsiderojë se duhet të organizohen multidisiplinare. Tryeza këto që përfshijnë akterë të shumë institucional të profesioneve të ndryshme. 1. Duhet të iniciohen projektligje urgjente për aktivizimin e psikologëve në komunitet, psikologëve përkatës të cilët mund të ofrojnë mbështetje dhe shërbime psikologjike. 2. Të fuqizohet roli i drejtësisë në sistemin prokuroria, dhe 3. Njerëzit të shmangin njëherë e mirë stigmatizimin”, ka theksuar Kastrati. /Teve1.info/