Kandidati i VLEN-it, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas procesit të mbylljes së votimit, duke thënë se tani është koha që të ruhet vota.
“Tetova foli. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve ta ruajnë votën e qytetarëve, deri në votën e fundit!”, ka thënë Kasami.
Ai ka theksuar rëndësinë e kësaj faze të ndjeshme të procesit zgjedhor – numërimit të votave – dhe ka bërë thirrje për vigjilencë dhe përkushtim maksimal.
“Ju ftoj të qëndroni syçelë dhe të përkushtuar deri në fund,” u shpreh më tej kandidati i VLEN-it.