TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Karriera dhe karizma e Ismet Munishit

nga tëvë1
23 Tetor, 2023
0
A A
Karriera dhe karizma e Ismet Munishit

Në tetorin e vitit 1974 në Gjilan lindi një futbollist, një djalë që më vonë, por edhe tani flitet shumë për të nëpër të gjithë mediat shqip-folëse.

Tani vepron me zejën e trajnerit, por dikur ka qenë një futbollist i madh, anipse lindi në një kohë që shumë kush e quan të gabuar. Aty kur shqiptarët ishin të diskriminuar, përsektuar dhe të ndjekur politikisht për idealin kombëtar që e ndiqet çdo shqiparë.

Çdo fjalë e tij tash peshon shumë nëpër media, pasi që karizma e tij dhe ato fjalë që i shpreh i mendon gjatë dhe i burojnë thellë në mendjen e tij. Ju e njihni të gjithë Ismet Munishin si trajner, analist, por pak shumë flitet për të si ish-lojtar.

Atëherë ka qenë një Munish me ndryshe, një futbollist që parakalonte lehtë kundërshtarët dhe gjuajtjet e tij kishin shenjëstër portën, duke qenë përherë i saktë.

Ky Munish nisi karrierën e tij profesionale në KF Flamurtari, ndonëse futbolli në Kosovë përballej me shumë probleme “grinta” e Munishit nuk lënte vend për dëshprim, ai bëri hap në karrierën e tij duke kaluar te Prishtina, bëri mirë edhe në ekipin kryeqytetas dhe përformancat e tij rënë në syrin e një skuadre sllovene. Ishte Maribori, që kërkonte këtë djalë, që kishte një të majtë të frikshme, por nuk e kishte problem as të djathtën e tij. Munishi kalojë në Slloveni, por besoni apo jo ishte një nga pikat kyqe që Maribori u shpallë kampion i Sllovenisë në 1997, fitoi Kupën e Sllovenisë dhe Munishi po me këtë skuadër luajti në fazën kualifikuese në Champions League.

Megjithatë karriera e tij nuk përfundojë në Slloveni, pasi që radha për të bërë sukseset ishte në Turqi. Munishi tani 49-vjeçar atëbotë vendosi të bëjë një lëvizje në futbollin turk, ku firmosi me skuadrën e Shekerspor te Antalisë në Ligën e Parë turke. Munishi aty luajti një vit e gjysmë dhe me pas u kthye në Slloveni, por të Mura duke qëndruar për një gjysmësezoni, derisa kishte një ofertë në Izrael dhe vendosi të kalojë në Maccabi Herzylia për pjesën tjetër të sezonit. Munishi nuk vazhdojë me skuadrën izraelit, por që u kthye prapë në Slloveni dhe vendosi të luante për Olimpija e Ljubljanës.

49-vjeçari luajti në Superligën slloveni deri në vitin 2004 për tu kthyer në Kosovë te Flamurtari, por që u shëtit edhe në disa skuadra tjera shqiptare si Laçi dhe Besa Kavajës, por me pas Munishi krijojë një aventurë të re në Ukrainë te Vorskla Poltava sëbashku me ish-futbollistët e kombëtares shqiptare Armend Dallku dhe Debatik Curri. Në Ukrainë luajti për 15 muaj dhe me pas u rikthye sërish në tokën shqiptare. Munishi sërishi luajti te Besa e Kavajës, për të kaluar me pas te Trepça, derisa karrierën e përmbylli në Gjakovë me Vëllaznimin si futbollist. Munishi gjithashtu ishte pjesë edhe e Kosovës atëkohe kur mund të zgjidhte Slloveninë dhe Shqipërinë, ai vendosi të luante për Kosovën anipse as nuk kishin të drejtë të luanin ndeshje miqësore dhe as të pranuar në FIFA dhe UEFA.

Karizma dhe vullneti, por edhe kontributi në futboll nuk përfundojë me mbylljen e karrierës si futbollist. Ai u kthye në skenë, por tani si trajner. Munishi në 2013/14 mori Vushtrrinë, një ekip me shumë probleme financiare, saqë përflitej deri në 8 muajë pa rroga, por me Munishin në krye Vushtrria shijojë përherë të parë në historinë e tyre titullin e Superligës së Kosovës. Derisa po nga vetë ai dolën edhe disa lojtarë në syrin televiziv, njëri nga ta Milot Rashica që tani luan në Turqi te Besiktashi.

Me pas trajneri nga qyteti i Gjilanit u bë trajner i Dritës, ndonëse nuk qëndrojë gjatë pasi po në sezonin 2016/17 kalojë te ekipi nga Gjakova, Vëllaznimi. As në Gjakovë nuk zgjati shumë aventura e tij, pasi me pas mori “timonin” e Feronikelit në 2017/18, po në këtë sezon kishte frenat edhe në skuadrën nga Peja, Besa e Pejës. Me pas 49-vjeçari u kthye prapë te Vëllaznimi dhe për të kaluar në Suharekë te Ballkani, të një skuadër që krijojë një ekip garues për në krye të Superligës aty me Dritën, Gjilanin dhe disa skuadra të tjera. Por pas dy sezonesh Munishi largohet nga Ballkani dhe kthehet në vendlindje, por jo te Drita, por te Gjilani duke qenë edhe kampion vjeshtor me Gjilanin, megjithatë në sezonin pranveror humbi garën për titull me Ballkanin dhe largohet nga Gjilani.

Munishi me pas mori drejtimin e Prishtinës, në një skuadër që lulëzonte problemet e brendshme, ndonëse në syrin televiziv gjithçka shihej në rregull. Munishi me marrëveshje të dyanshme shkëputi marrëveshjen me Prishtinën, por pas përfundimit të sezonit mori “timonin” e Ferizajit që garonte në Ligën e Parë, por rezultate jo të duhura në fillimin e stinorit bëri që Munishi të ndahet me ekipin nga Ferizaji dhe tani është i papunë si trajner, ndonëse mbanë nofkën në tërë opinionin futbolldashës “baba”, edhe pse është pa skuadër kontributi i tij tani është përmes analizave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Asllani flet për Chivun dhe Inzaghin

Manchester United i hapur ta shes Rasmus Hojlundin

Hojlund drejt transferimit tek Inter

Emisioni “Këndi i Debatit” 18.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 18.06.2025

Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Iranit

Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Iranit

Kurti takohet me Shefen e IOM-it, flasin për mbështetjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë

Kurti takohet me Shefen e IOM-it, flasin për mbështetjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë

Kreu i OKB-së bën thirrje kundër çdo “ndërhyrjeje shtesë ushtarake” në konfliktin Izrael-Iran

Kreu i OKB-së bën thirrje kundër çdo “ndërhyrjeje shtesë ushtarake” në konfliktin Izrael-Iran

Valë e re sulmesh në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran

Valë e re sulmesh në ditën e gjashtë të konfliktit Izrael-Iran

Kosova cak i propagandës ruse

Kosova cak i propagandës ruse

Bislimi “thumbon” Prokurorinë pas intervistimit

Bislimi “thumbon” Prokurorinë pas intervistimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X