Në javën që lamë pas, stafi i Klinikës së Kardiologjisë, siç është potencuar, ka kryer 7 intervenime elektrofiziologjike me ablacion dhe 6 implantime të pajisjeve komplekse CRT-D, duke shënuar një rekord të ri, raporton teve1.info
“U realizuan procedurat e studimit elektrofiziologjik me ablacion të suksesshëm (djegie të vatrës aritmogjene), me metodën e navigacionit elektroanatomik (3-D Mapping) tek shtatë pacientët të moshave prej 20-56 vjeç. Janë implantuar 6 pajisje të resinkronizimit elektrik të zemrës me defibrilator (CRT-D) te pacientët me dëmtim kronik të muskulit të zemrës, te të cilët terapia medikamentoze ka qenë e pamjaftueshme për t’u siguruar kualitet minimal jetëse, e për më tepër për t”i mbrojtur nga aritmitë jetë kërcënuese.”, ka njoftuar ShSKUK.