TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kaq mjekë dhe profesorë e deklaruan pasurinë në AKK, Buleshkaj jep detaje

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Kaq mjekë dhe profesorë e deklaruan pasurinë në AKK, Buleshkaj jep detaje

Shumica e mjekëve dhe profesorëve i janë përgjigjur pozitivisht obligimit ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kështu thotë drejtori i AKK-së, Yll Buleshakaj në një intervistë për KosovaPress derisa potencon se rreth 2 mijë e 100 mjekë dhe profesorë kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda periudhës së rregullt kohore, e cila filloi me 12 shkurt dhe përfundoi dje me 12 mars.

Reklamë

Ndërkaq, Buleshkaj tregon se vetëm 90 persona nga këto dy kategori nuk kanë bërë ende deklarimin e pasurisë. Ai shton se këto ditë janë në proces të pastrimit të listës, për të parë nëse dikush prej mjekëve dhe profesorëve që nuk iu janë përgjigjur thirrjes, është në mesin e atyre që e kanë deklaruar pasurinë, por si pjesë të një detyre tjetër të tyre.

Buleshkaj thotë se pas përfundimit të pastrimit të listës, janë të obliguar të shqiptojnë një gjobë prej 30 për qind të pagës së tyre mujore për secilin që është vonuar.

Përveç kësaj, ai tregon se të njëjtëve u jepet një afat shtesë prej 15 ditëve për ta kryer këtë obligim dhe nëse nuk e bëjnë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mënyrë automatike do të përgatisë kallëzime penale dhe do t’i dërgojë ato në prokurorinë e shtetit.

“Pasurinë e kanë deklaruar nga numri i mjekëve dhe profesorëve rreth 2100. Ndërsa, nuk e kanë kryer këtë obligim rreth 90. Në mesin e 90-ve, po besojmë që mund të ketë plot, të cilët për shkak të detyrave të tjera, kanë mundur ta deklarojnë si pjesë të detyrës tjetër. Për shembull, ka plotë profesorë të universitetit të cilët punojnë edhe mjekë, apo në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ata nuk kanë pasur nevojë ta bëjnë deklarimin dy herë… Këto ditë do të jemi në proces të pastrimit të kësaj liste, të shohim nëse dikush nga këta që rezultonin në data bazë që nuk e kanë kryer këtë obligim, është në mesin e atyre që e kanë deklaruar pasurinë, por si pjesë të një detyre tjetër të tyre…Pas përfundimit të pastrimit të listës, ne jemi të obliguar sipas ligjit të shqiptojmë për secilin që është vonuar një gjobë prej 30 për qind të pagës së tyre mujore. Pastaj u jepet një afat shtesë prej 15 ditëve për ta kryer këtë obligim. Në qoftë se nuk kryhet obligimi edhe në afatin 15 ditor, atëherë agjencia në mënyrë automatike do të përgatisë kallëzime penale dhe do t’i dërgojë këto në prokurorinë e shtetit, për shkak se konsiderohet vepër penale”, thotë Buleshkaj.

Ndërkaq, është raportuar në media se mbi 300 mjekë kanë nënshkruar një peticion dhe e kanë dërguar tek Institucioni i Avokatit të Popullit për të kundërshtuar vendimin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Lidhur me këtë, drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj thotë se është e drejtë e secilit që të dërgojë raste tek Avokati i Popullit, porse sipas tij deklarimi i pasurisë nuk shkel të drejtë të njeriut, sepse nuk është në kundërshtim me parimet bazë të njeriut.

Ai shton se ka plotë kategori të cilët paguhen më pak se mjekët dhe profesorët, e të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë.

“Është e drejtë e secilit që të dërgojë raste tek Avokati i Popullit. Avokati i Popullit merret me raste të cilët i shkelin të drejtat e njeriut. Po besoj që deklarimi i pasurisë nuk shkel të drejtë të njeriut, sepse nuk është në kundërshtim me parimet bazë të njeriut. Ka plotë kategori të cilët edhe paguhen më pak se mjekët dhe profesorët, e të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë dhe marrin më pak nga paraja publike sesa këto kategori. Por, është e drejtë e tyre, ndërsa është obligim i yni që ta zbatojmë ligjin dhe të kërkojmë që të gjithë mjekët dhe gjithë profesorët e universiteteve publike të bëjnë deklarimin e pasurisë saktë dhe në kohë”, potencon Buleshkaj.

Ndërkaq, më 1 mars ka filluar edhe deklarimi i rregullt i pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë që e kanë kryer këtë obligim edhe vitin e kaluar.

Buleshkaj thekson se nga 10 mijë zyrtarë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, deri më tani mbi 1 mijë të tillë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes.

Për këtë, Buleshkaj thotë se po ndodhë për herë të parë, që deklarimi i pasurisë të bëhet në fillim të afatit, ngase sipas tij trendi ishte që deklarimi të bëhej në fund të periudhës së caktuar.

“Më 1 mars ka filluar deklarimi i rregullt i pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë që e kanë kryer këtë deklarim edhe vitin e kaluar, për periudhë nga fillimi nga 1 janari i viti 2023 deri në fund të viti 2023. Dhe ky proces po shkon, c’është e vërteta, fillimisht po duket që po shkon mjaftë mirë . I kemi rreth 1 mijë të cilët e kanë kryer në javët e para deklarimin e pasurisë, sepse historikisht ka qenë që në javën e fundit ka qenë grupi më i madh i deklarimit. kemi një trend më pozitiv, ndoshta edhe pse është shumë më lehtë për ata që e kanë deklaruar më herët. Vetëm duhet t’i përmirësojnë ndryshimet të cilat kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar me pasuritë e tyre. Ta llogarisin pagën nëse ka qenë ndryshe me vitin pararak, apo të shtojnë apo të largojnë nëse pasuritë, qofshin të luajtshme apo të paluajtshme ka pasur ndryshime… Janë rreth 10 mijë, i kemi 10 për qind që e kanë deklaruar javën e parë, që nuk ka ndodhur në historinë e agjencisë që të ketë një numër kaq të mirë”, thekson Buleshkaj.

Mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë në Kosovë për herë të parë kanë qenë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili ka përfundua dje më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, kanë qenë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Akuzat ndaj gjyqtarit Laban s’mund të mbesin vetëm fjalë goje

Hoxha: Akuzat ndaj gjyqtarit Laban s’mund të mbesin vetëm fjalë goje

Eliza Hoxha: Vendimi i Kushtetueses për formimin e Kuvendit është i qartë dhe i paanshëm

Eliza Hoxha: Vendimi i Kushtetueses për formimin e Kuvendit është i qartë dhe i paanshëm

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partneritetin LDK-VV

Emisioni “Info Nata” 12.08.2025

Emisioni “Info Nata” 12.08.2025

Shtëpia e Bardhë: Takimi Trump-Putin do të jetë një “ushtrim dëgjimi” për presidentin

Shtëpia e Bardhë: Takimi Trump-Putin do të jetë një “ushtrim dëgjimi” për presidentin

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc

Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc

Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partneritetin LDK-VV

Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partneritetin LDK-VV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X