Granit Xhaka është maksimalisht i motivuar para ndeshjes së Sunderlandit kundër Newcastle Unitedit, të cilën kapiteni po e vlerëson si tejet të rëndësishme.
Madje, Xhaka ka thënë se po motivon edhe bashkëlojtarët, duke bërë me dije se Sunderlandi është i vendosur për ta mposhtur Newcastlen.
Ndeshja Sunderland – Newcastle, luhet të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 16-t të Premier Leagues angleze.
“Kam pasur shumë kundërshtarë gjatë karrierës time, por mendoj se Newcastle do të jetë më i madhi. Duhet të mos dorëzohemi dhe t’u japim tifozëve diçka madhështore. Pra, ne si ekip e kemi një synim dhe ai është ta fitojmë ndeshjen”, ka deklaruar Xhaka.
Sunderlandi kërkon që me fitore ndaj Newcastle Unitedit, ta kompensojë humbjen e vikendit të shkuar nga Manchester City 3:0.
Aktualusht, Sunderlandi ka 23 pikë të mbledhura, një më shumë se Newcastle Unitedi.










