Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person i dënuar për veprën penale të posedimit të narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, personi me inicialet A.Z., 35 vjeç, ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Personi A.Z., 35 vjeç, ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të vendimit gjyqësor.




