Një person është arrestuar në Gjilan pas sipas Policisë së Kosovës pas një mosmarrëveshje ka kanosur djalin e tij.
Policia njofton se të dyshuarit në shtëpi i është gjetur edhe një pushkë gjuetie.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën-djalin e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie dhe 53 copë fishekë”
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.