Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj, raporton teve1.info.
Kjo pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët fillimisht i kishin shqiptuar tiketë kundërvajtëse të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tiketë kundërvajtje i ka kanosur dy zyrtarët policorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./teve1.info./