TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kandidatë për deputetë edhe persona që kanë probleme me ligjin

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
1
A A
Kandidatë për deputetë edhe persona që kanë probleme me ligjin

Në garën për t’u bërë deputetë, nga radhët e partive politike ka edhe persona që kanë probleme me ligjin. Kjo po kritikohet nga njohës të drejtësisë, madje kërkohen ndryshime tek pjesa e lejimit të kandidimit të personave që janë qoftë edhe nën hetime për ndonjë vepër penale.

Ditën dhe orët e fundit të afatit të zgjatur, partitë politike publikuan listat zgjedhore me të cilat do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në mesin e kandidatëve për të zënë ulëset e Kuvendit të Kosovës, ka edhe persona që kanë probleme me ligjin.

Aty bëjnë pjesë ministra e deputetë aktual, e ish akterë të partive politike në nivel qendror dhe lokal.

Madje, në listë zgjedhore ka edhe persona të arrestuar së fundi nga Gjykata Speciale.

Ligji për Zgjedhje të Përgjithshme, ua kufizon të drejtën për të garuar personave që janë dënuar në tri vitet e fundit, me vendim të formës së prerë.

“Personi emri i të cilit paraqitet në Listën e votuesve nuk ka të drejtë kandidimi në zgjedhje, nëse:  është dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, ka thënë ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Por, ky ligj vlerësohet se ka nevojë për ndryshime sidomos tek kjo pjesë.

“Ligji është dashur të ndryshojë sa i përket kësaj dispozite, ku është përcaktuar afati i dënueshmërisë 1 vjet. Duhet të ndryshojë dhe të theksohet decidivisht se kandidati për deputet nuk guxon të ketë asnjë vepër penale dhe të mos jetë fare i përfshirë në vepra penale. Në momentin që është i përfshirë, ai të pres plotfuqishmërinë e vendimit apo vendimin përfundimtar dhe pastaj të futet në listë. Se është ofendim për qytetarin, me fut në listë një person qoftë vetëm i dyshuar për vepra penale, siç është korrupsioni”, avokat, Visar Rrecaj

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, disa kandidatë, bashkë kryeministrin aktual, nuk u certifikuan për të marrë pjesë në zgjedhje, shkak i kësaj dispozite të ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën