TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kandidatë me aktakuza ia mësyjnë garës për zgjedhjet 2025

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të garojnë edhe individë që kanë aktakuza. Kandidimi i tyre nuk bie ndesh me ligjin, porse njohësit e fushës së drejtësisë thonë që këto veprime ndikojnë keq ne imazhin e partive politike.

by Venhar Isufi
1 vit ago
10 0
A A

Edhe në këto zgjedhje, nuk do të mungojnë në listat garuese individë me aktakuza të cilët ia kanë mësyrë rrugës për të fituar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Garimi i tyre është në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Ligjërisht po iu mundësohet partive pasi që ligji për zgjedhjet e përgjithshme përcakton ndalesë vetëm për personat të cilët janë të dënuar me burgim në tri vitet e  fundit ky ligj ka ndryshuar nga ligji i mëparshëm i cili pat pasur si ndalesë personat të cilët kanë qenë, kanë pasur vendim përfundimtar nga Gjykata ndërsa tash është cekur vetëm me burgim. Ky është një stad i cili nuk është shumë progresiv për Kosovën, shpresojmë të ndryshoi kjo në të ardhmen”, tha Violeta Haxholli nga KDI.

Ani pse ligji nuk e ndalon një veprim të tillë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj kritikon një hap të tillë.

“ Kemi përsëritur vazhdimisht se integriteti i subjekteve politike, integriteti i Kuvendit, integriteti i deputetëve të ardhshëm n’varet nëse të njëjtit ballafaqohen me procedura penale apo me procedura të tjera të cilat në një formë përfitojnë perceptimin publik se këta kandidatë nuk janë të përshtatshëm për të ushtruar këtë pozitë”, tha Miftaraj.

Miftaraj thotë se kjo ndikon negativisht edhe në  imazhin e partive politike.

“Është një ndjenjë jo e mirë është një pasqyrë jo e mirë kur shohim që deputetë, ministra pozita të larta publike në njërën anë në mëngjes ballafaqohen me procedura gjyqësore në Gjykatë dhe pasdite kthehen në zyrë dhe marrin vendime. Kjo mbetet në partitë politike nëse duan lista të pastra, apo lista me kandidatë të cilët janë duke u ballafaquar në aspektin juridik me procedura penale”, tha Miftaraj.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës fillon me 11 janar ndërkaq zgjedhjet mbahen më 9 shkurt 2025.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dhjetëra miliona euro për zgjedhje, ekonomistët: Kosova ka nevojë për investime në shumë fusha

Sondazhi më i ri, LVV- bije në 43.5 %, Lista Vjosa 6 % dhe partit tjera me rezultatin e njëjtë

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre dergohen në spital

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën