TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kampiones nuk po i ecën në Evropë, Trepça mposhtet sërish nga PAOK-u

by tëvë1
5 muaj ago
0
A A
Kampiones nuk po i ecën në Evropë, Trepça mposhtet sërish nga PAOK-u

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në “FIBA Europe Cup” nga PAOK-u grek, ndërsa e pësoi disfatën e katërt në po aq ndeshje të luajtura.

Ndryshe ishte ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në krahasim me duelin e parë të zhvilluar në Greqi. 

Trepça humbi 77:75, por sfida ishte dramatike dhe u vendos vetëm në sekondat e fundit. 

Mitrovicasit pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej një pike 38:37. Periudha e parë u mbyll 16:16, ndërsa Trepça e fitoi të dytin 22:21. 

Mysafirët e fituan çerekun e tretë 20:16, ndërsa periudha e fundit e vendosi fituesin e ballafaqimit. 

Trepça siguroi epërsinë me një pikë dallim 73:72, 2 minuta para fundit, me treshen e shënuar nga Batin Tuna. 

Por më pas vendësit bënë disa gabime në fazën e sulmit, e që u shfrytëzua nga basketbollistët e PAOK-ut të cilët fituan me dy pikë dallim. Pikët e fundit për 77:76 te Trepça i shënoi JaCori Payne.

Payne provoi edhe për tri pikë në aksionin e fundit. Nuk realizoi dhe dueli u mbyll 77:75.  

Ndeshjen e parë në Greqi, PAOK-u e fitoi 85:74. 

Trepça humbi më pas në shtëpi edhe nga Braunschweigu gjerman me rezultatin 84:70 dhe nga Anwili polak, 97:87. 

Dy ballafaqimet e fundit të stinorit të rregullt të “FIBA Europe Cup”, Trepça i luan në udhëtim. 

Më 12 nëntor luan ndaj Braunschweigut, ndërsa më 19 tetor ballafaqohet me Anwilin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bllokohet rruga Prishtina Mall–Veternik sot nga ora 09:00 deri në 11:00 për garën “Kosova në Lëvizje”

Bllokohet rruga Prishtina Mall–Veternik sot nga ora 09:00 deri në 11:00 për garën “Kosova në Lëvizje”

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Gjashtë vjet më parë u shënua rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Gjashtë vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Spitali “Isa Grezda” deklarohet për vdekjen e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

Spitali “Isa Grezda” deklarohet për vdekjen e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën