TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kampi në Saarbrucken vlerësohet shumë i suksesshëm dhe cilësor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kampi në Saarbrucken vlerësohet shumë i suksesshëm dhe cilësor

Ka përfunduar Kampi i shtatë i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), me talentet jashtë vendit.

Kampi gjashtë ditor i mbajtur në Saarbrucken të Gjermanisë, ka mbledhur mbi 100 talente të grupmoshave të ndryshme nga shtetet evropiane, por edhe nga SHBA e Kanadaja, teksa me ta kanë punuar trajnerët e Kombëtares së Kosovës të grupmoshave prej U15 deri U20.

Koordinatori i ekipeve kombëtare dhe përgjegjësi i këtij kampi, Isa Sadriu është shprehur shumë i kënaqur me formën e organizimit, por edhe me cilësinë e futbollistëve që kanë qenë pjesë e këtij kampi.

“Prej kur kemi filluar me organizimin e kampeve të tilla para 7 vjetësh, ky pa dyshim ka qenë kampi më i organizuar, më cilësori dhe më i suksesshmi”, ka theksuar Sadriu për faqen zyrtare të FFK-së.

Ai ka thënë se gjatë gjashtë ditëve të këtij kampi 9 trajnerët e ekipeve zinxhir të Kombëtares së Kosovës kanë punuar me përkushtim me talentet e grumbulluar, teksa kanë identifikuar dhe evidentuar një numër të madh të tyre në të gjitha grupmoshat.

“Trajnerët kësaj radhe kanë gjetur talente me potencial në të gjitha grupmoshat. Janë evidentuar 50 fëmijë të grupmoshave të ndryshme si e ardhmja e Kombëtares. Ka pasur futbollistë prej të gjitha klubeve më të mira të Bundesligës gjermane, prej Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, shteteve skandinave, por edhe nga SHBA e Kanadaja”, ka sqaruar tutje Sadriu.

Ai ka thënë se futbollistët e përzgjedhur do të ftohen në ekipet kombëtare në grumbullimet e ardhshme. Me këtë rast, Sadriu ka përmendur grumbullimin e Kombëtares U16 për dy ndeshjet miqësore me Bullgarinë në Kosovë, por edhe grumbullimin e Kombëtares U17 për ndeshjet kualifikuese që fillojnë në shtator.

Sadriu ka bërë të ditur se një kamp tjetër i tillë pritet të organizohet edhe në tetor të këtij viti në Gjermani, ku trajnerët do të kenë mundësi t’i vëzhgojnë këto talente sërish dhe të shohin ecurinë e tyre brenda gjashtë muajsh.

Ai tutje ka thënë se secili pjesëmarrës i këtij kampi është pajisur edhe me certifikatë nga FFK-ja, teksa falënderuar krerët e FFK-së për mundësinë e organizimit të një kampi të tillë masiv.

“Të gjithë prindërit të cilët i kanë sjellë fëmijët e tyre në këtë kamp kanë qenë shumë të kënaqur me formën e organizimit dhe i kanë falënderuar trajnerët dhe stafin për përkushtimin e tyre, teksa na kanë sugjeruar që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këtë ritëm. Me këtë rast edhe ne duam të falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë që ju kanë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë për t’i sjellë fëmijët e tyre në këtë kamp, i cili pa dyshim ka qenë tejet frytdhënës për të gjithë pjesëmarrësit”, ka theksuar Sadriu.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën