Kameruni kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të përmes Castellettos. Në kohën shtesë të pjesë së parë Serbia shënoi dy gola të shpejtë përmes Pavloviç dhe Milinkosviç-Saviç.
Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje shumë interesante. Në minutën e 53-të Mitroviç ngriti epërsinë në 1:3.
Por, Kameruni nuk u dorëzua duke barazuar rezultatin me dy gola brenda tre minutave, Aboubakar (63) dhe Motin (66).
Pas dy ndeshjeve Kameruni dhe Serbia kanë nga një pikë, ndërsa Brazili e Zvicra që luajnë sonte kanë nga një fitore.
Në ndeshjet e fundit të grupit G, Brazili luan me Kamerunin kurse Zvicra me Serbinë









