TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kamberi ngre zërin në Parlamentin serb për bllokimin e Fondit të Kosovës për shqiptarët e Luginës

by tëvë1
25 minuta ago
1
A A
Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kritikuar ashpër sot Beogradin zyrtar për shkak të qasjes diskriminuese ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë edhe bllokimin e Fondit të Kosovës.

Kamberi ka kërkuar në seancë plenare nga kryeministri serb Gjuro Macut që të përgjigjet në një sërë pyetjesh, ndaj të cilave qeveria në Beograd vazhdon ta zgjedhë heshtjen e të cilat kanë të bëjnë me politikat e diskriminimit të shqiptarëve duke mos marrë parasysh asnjërën nga kërkesat e tyre legjitime.

“Pse nuk përgjigjeni!? Pse Qeveria e Serbisë po hesht karshi kërkesave tona legjitime? Pse, edhe pse e obliguar me ligj, nuk po u përgjigjet pyetjeve dhe iniciativave tona të njëpasnjëshme? Gjatë këtij viti, si individualisht, ashtu edhe bashkë me deputetët e SDA-së, kemi shtruar pyetje dhe kemi ngritur iniciativa që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së komuniteteve tona pakicë”, tha ai.

Kamberi tha se Qeveria e Serbisë e ka për obligim t’u përgjigjet pyetjeve dhe iniciativave të deputetëve, por ajo vazhdon heshtjen dhe nuk jep përgjigje për krijimin e Fondit për Zhvillimin e Luginës së Preshevës, në vlerë 10 milionë euro, Programin e Veçantë për Policinë Multietnike në Luginë dhe Sanxhak.

“Heshtje edhe për iniciativën për ta pajisur Komunën e Preshevës me tabela të veta. Përveç që po hesht, Qeveria po i bllokon edhe ndihmat e dedikuara për Luginën. Prandaj, njëra prej pyetjeve të mia drejtuar Kryeministrit të Serbisë sot ishte: Pse Qeveria e Serbisë po e bllokon Fondin e Republikës së Kosovës të dedikuar shqiptarëve të Luginës?”

Kosova ka ndarë vitin e kaluar një fond prej 4 milionë eurosh për Luginën e Preshevës, për investime në fushat kyçe si arsimi, kultura, sporti dhe sektorë të tjerë që përmirësojnë jetesën e përditshme të shqiptarëve të Luginës që po përballen me diskriminimin shtetëror.

Në korrik 2025 Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit të ndërtimit të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës që përfaqëson ndër investimet më të rëndësishme për jetën kulturore të shqiptarëve në Luginë.

Në tetor 2024, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi akuzoi Serbinë se po përpiqet të ndalojë mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginë.

Përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës thanë asokohe se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi kishte kërkuar anulimin e thirrjes për subvencionimin e kulturave bujqësore nga fondet e Qeverisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trafiku Urban del me reagim pas bartjes së mjeteve nga Komuna e Prishtinës

Trafiku Urban del me reagim pas bartjes së mjeteve nga Komuna e Prishtinës

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Kryeqyteti i hap rrugë rikthimit të transportit publik

​Vuçiq bie në gjunjë: Dje i kam lutur amerikanët, sot po kërkoj prej tyre

​Vuçiq bie në gjunjë: Dje i kam lutur amerikanët, sot po kërkoj prej tyre

Nuk tërhiqen nga kërkesat – protestë pesëorëshe e punëtorëve të “Trafikut Urban”

Nuk tërhiqen nga kërkesat – protestë pesëorëshe e punëtorëve të “Trafikut Urban”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën