TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kam parë copa të trupit duke fluturuar”, dëshmon i mbijetuari i masakrës së Dubravës

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq, të enjten dëshmoi i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Avni Klinaku, i cili rrëfeu për përjetimet në atë ngjarje.

Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Klinaku përshkroi tmerrin që kishte përjetuar si i burgosur në burgun e Dubravës. Tha se pas bombardimeve në këtë burg, më 22 maj 1999 kishte pasuar ngjarja tragjike e vrasjes se të burgosurve nëpër pavionet e burgut.

“Ajo që është më e rënda dhe tragjikja është se më 22 maj, forcat policore të dedikuara për burgun ose gardianët e burgut të Dubravës, kanë hyrë brenda objekteve të burgut dhe numrin e të vrarëve dhe plagosurve e kanë pesëfishuar, diku 20 të vrarë kanë qenë nga bombardimet e NATO-së dhe 30-40 të plagosur. Ndërsa, nga ana e forcave serbe kanë qenë mbi 100 të vrarë dhe 300 të plagosur”, tha Klinaku.

Dëshmitari tregoi se ishin ftuar nga komandanti i burgut, të cilin, sipas tij, e quanin “Aca”, që të dilnin nga pavionet dhe ishin vendosur në afërsi të mureve të burgut, ku thotë se ishin qëlluar me armë të ndryshme.

I pyetur çfarë kishte parë ai në ato momente, dëshmitari u përgjigj se kishte parë armatim e njerëz të vrarë.

“Ajo që kam pa unë ka qenë gjuajtjet, armatimin dhe njerëzit ose pjesë të njerëzve duke fluturuar në ajër…”, shtoi ndër të tjera dëshmitari Klinaku.

Në atë moment, ai thotë se bashkë me disa të tjerë kishin ikur dhe ishin barrikaduar në pavione, kurse në fushën e sportit kishin mbetur të vrarët dhe të plagosurit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civil shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës në bashkëkryerje me njësit policore serbe Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizorë dhe çnjerëzorë të burgosurit civil shqiptare.

Në aktakuzë përmend se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se roje kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ja kishin ndalur frymëmarrje.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”. e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Moti sot

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Moti sot

Moti sot

Pretendimet tronditëse për “turizëm snajperësh” gjatë luftës në Bosnjë: Italia nis hetim zyrtar

Pretendimet tronditëse për “turizëm snajperësh” gjatë luftës në Bosnjë: Italia nis hetim zyrtar

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën