Në fshatin Novosellë të Kamenicës të hënën Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se automjeti drejtohej nga i dyshuari dhe pasagjeri- shtetas të Serbisë.
Me vendim të prokurorit bëhet e ditur se rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri meshkuj të Serbisë nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







