TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kafja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ndikimi pozitiv i kafesë në shëndetin tuaj

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm.

Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Nëse keni pësuar një lëndim fizik, atëherë inflamacioni është diçka e mirë.

Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin.

E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi.

Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë.

Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.

Çfarë Roli Luan Kafeja Kundër Inflamacionit?

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në të gjithë botën.

Ajo përmban shumë ushqyes të rëndësishëm për shëndetin të cilët janë të nevojshëm për mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike.

Kafeja gjithashtu mendohet se ndihmon në uljen e inflamacionit, të paktën në disa njerëz

Kjo i atribuohet pranisë së antioksidantëve të cilët jo vetëm e luftojnë inflamacionin por edhe na mbrojnë nga disa sëmundje.

Kërkimet shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë që pirja e kafesë – edhe në sasi të vogla – mund të ndihmojë në pakësimin e inflamacionit.

Për më tepër,, në kushte të caktuara, kafeja mund t’ju mbrojë më tej kundër diabetitit të tipit 2, sëmundjeve e zemrës dhe ndoshta edhe disa llojeve të kancerit

Nga ana tjetër, studimet paralajmërojnë se tek disa njerëz, kafeja ka efekt të kundërt, pra e nxit inflamacionin.

Nëse dyshoni se ky rast vlen për ju, AgroWeb.org ju këshillon të zvogëloni ose kufizoni marrjen e kafesë për të vlerësuar nëse një veprim i tillë ndikon në pakësimin apo shtimin e  simptomave të inflamacionit.

Hapat e Duhur Për Luftimin e Inflamacionit

Mënyra të tjera për të shmangur inflamacionin janë: kufizimi i sheqerit, lënia e duhanit, mbajtja e peshës së duhur apo gjumi i rregullt gjatë natës.

Ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me stilin e përditshëm të jetesës dhe të konsumoni sa më shumë produkte dhe ushqime të freskëta.

Këtu futen frutat, perimet dhe sa më shumë vitamina e minerale në mënyrë që të siguroni  një organizëm të hekurt./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Çfarë duhet të pini në mëngjes për të humbur peshë

Çfarë duhet të pini në mëngjes për të humbur peshë

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

4 shenja të çuditshme që tregojnë se po plakeni

4 shenja të çuditshme që tregojnë se po plakeni

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Auto Draft

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën