Kadrijaj në Tëvë1 thekson se si shoqëri në shenjë respekti duhet të falënderohen dhe të shpërblehen veteranët.
“Së pari nuk dua t’i quaj veteranët në fakt pensionistë sepse nga ana e termit ekonomik pensionisti është ai i cili nuk është i gatshëm për punë, por veterani për atë mund që ka bërë, për atë detyrë që ka kryer edhe sot është i gatshëm. Ne duhet si shoqëri në shenjë respekti duhet t’i falënderojmë dhe t’i shpërblejmë. Unë vlerësoj që duhet të jetë një shpërblim dhe për mua ka qenë …. një shpërblim për veteranët të cilët janë në fakt veteran që i dinë opinioni , unë nuk dua të hyj në ato spekulime se vazhdimisht pyesin njerëzit se janë fryrë listat, unë së paku nuk jam kompetent për atë drejtim por unë po flas për veteranët e vërtetë duhet të jetë një kompensim”,kështu deklarohet Kadrijaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.








